MM e Britanisë së Madhe: Humbjet ruse në luftë tejkalojnë një milion persona
- Ministria britanike e Mbrojtjes sot kumtoi se Rusia vetëm gjatë kësaj viti në luftën në Ukrainë ka përafërsisht 236.000 viktima dhe se prej fillimit të luftës forcat ruse patën humbje prej një milioni njerëz.
- Post By Arta Bunjaku
- 17:21, 11 korrik, 2025
Londër, 11 korrik 2025 (MIA) - Ministria britanike e Mbrojtjes sot kumtoi se Rusia vetëm gjatë kësaj viti në luftën në Ukrainë ka përafërsisht 236.000 viktima dhe se prej fillimit të luftës forcat ruse patën humbje prej një milioni njerëz.
Duke iu referuar të dhënave të Shtatmadhorisë së forcave të Ukrainës, analsitët vërejtën se humbjet mesatare ditore të Rusisë në qershor ishin përafërsisht 1.080 persona, prëderisa gjithsej gjatë muajit armata ruse humbi 32.000 njerëz.
"Nga marsi i vitit 2025, niveli i viktimave ruse po pakësohet në mënyrë mesatare çdo muaj, ndërsa shkalla mesatare ditore në qershor ishte më e ulëta që nga prilli 2024", kumtoi Ministria britanike e Mbrojtjes në platformën X.
Të dhënat nga zbulimi britanik tregojnë se në vitet e kaluara nga lufta ruso-ukrainase, ka pasur rënie të matur të numrit të viktimave ruse me fillimin e verës, që tregon se kushtet e përmirësuara të motit kontribuuan për rritje të shkallës së mbijetimit të të plagosurve.
Shtatmadhoria e forcave të armatosur e Ukrainës kumtoi se humbjet e përgjithshme luftarake të trupave ruse prej 24 shkurtit 2022 deri më 11 korrik të vitit 2025 në luftën kundër Ukrainës paraqesin rreth 1.031.620 persona, prëfshirë edhe 1.040 persona në 24 orët e kaluara. ab/
foto: МIА arkivi