• e hënë, 28 tetor 2024

Mision i ri në stacionin hapësinor kinez, në mesin e astronautëve për herë të parë edhe një civil

Mision i ri në stacionin hapësinor kinez, në mesin e astronautëve për herë të parë edhe një civil

Pekin, 30 maj 2023 (MIA) - Kina sot dërgoi tre astronautë të rinj në stacionin e saj hapësinor Tiangong, në mesin e të cilëve për herë të parë ka edhe një civil.

Siç informojnë agjencitë e huaja, misioni i ri është përvojë e çmuar për Kinën, e cila përsëri konfirmoi se dëshiron të dërgojë njeri në Hënë deri në vitin 2030.

Misioni Shenxhu -16 ishte lansuar me sukses në orën 9:31 sipas kohës lokale nga qendra për lansim në shkretëtirën Gobi.

Civili i parë kinez në hapësirë është shkencëtari 36-vjeçar i cili do të jetë përgjegjës për eksperimentet në stacionin hapësinor. 

Qëndrimi në Tiangong (Pallati Qiellor) do të zgjasë gjashtë muaj. fc/

Fotografia: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR