Boreli: Orbani nuk e përfaqëson BE-në gjatë vizitës së tij në Gjeorgji
- Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Zhosep Boreli sot deklaroi se kryeministri hungarez Viktor Orbani "nuk e përfaqëson" Bashkimin Evropian gjatë vizitës së sotme në Gjeorgji.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 17:26, 28 tetor, 2024
Bruksel, 28 tetor 2024 (MIA) - Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Zhosep Boreli sot deklaroi se kryeministri hungarez Viktor Orbani "nuk e përfaqëson" Bashkimin Evropian gjatë vizitës së sotme në Gjeorgji.
"Çfarëdo që të thotë z. Orban gjatë vizitës së tij në Gjeorgji, ai nuk e përfaqëson Bashkimin Evropian. Kryetari me rotacion i Unionit nuk ka autorizime në politikën e jashtme", tha Boreli për radion publike spanjolle RNE.
Edhe zëdhënësja e Komisionit Evropian, Nabila Masrali, tha në një konferencë për shtyp në Bruksel deklaroi se vizita e Orbanit në Gjeorgji bëhet vetëm në kontekstin e marrëdhënieve dypalëshe midis Hungarisë dhe Gjeorgjisë.
Foto: EPA