Guteresh: Sudani jeton në "makth" të urisë, sëmundje dhe dhunës etnike
- Populli i Sudanit jeton në "makth" të urisë, sëmundjeve dhe dhunës etnike, deklaroi sot sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (KB), Antonio Guteresh.
- Post By Melahat Baftija
- 17:56, 28 tetor, 2024
Nju-Jork, 28 tetor 2024 (MIA) - Populli i Sudanit jeton në "makth" të urisë, sëmundjeve dhe dhunës etnike, deklaroi sot sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (KB), Antonio Guteresh.
Pas 18 muajve luftë mes armatës sudaneze të gjeneralit Andel Fatah aë Burhane dhe forcave paraushrarake për mbështetje të ish-zëvendësit të tij, gjenerali Mohamd Hamdan Dagalo, "rriten vuajtjet nga dita në ditë, me me ç'rast 25 milionë njerëz tani kanë nevojë për ndihmë", tha Guteresh para Këshillit të Sigurisë së KB-së.
"Mijëra civilë të vrarë, përdhunime dhe krime tjera të papërshkrueshme - populli sudanez jeton në ankth të dhunës", shtoi Guteresh.
Sekretar i përgjithshëm i KB-së është i tmerruar nga sulmet e Forcave për mbështetje të shpejtë ndaj civilëve në Darfur, si dhe nga forcat sudaneze në Kartum, i cili është qëllim i sulmeve ajrore.
"Popullata gjithashtu jeton në makth të urisë, me më shumë se 750.000 njerëz në situatë të pasigurisë katastrofike, si dhe në makthin e sëmundjeve - të kolerës, malaries, dengës dhe lijës - të cilat përhapet shpejtë", tha Guteresh.
Në Sudan ka më shumë se 11 milionë persona të shpërngulur, duke përfshirë edhe tre milionë refugjatë në vendet fqinje.
Guteresh nënvizoi se në Sudan sërish rritet dhuna masive etnike, sidomos me eskalimin dramatik të luftimeve në Darfur. mb/