• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bajdeni votoi në Delaver

Bajdeni votoi në Delaver

 Uashington, 28 tetor 2024 (MIA) - Presidenti amerikan, Xhosef Bajdeni votoi sot në shtetin amerikan të Delaver për kandidaten demokrate Kamala Harris.

 Bajdeni, i cili u largua nga gara në korrik, iu bashkua një numri të madh të amerikanëve që ushtronin të drejtën e tyre për të votuar para kohe, përpara zgjedhjeve të 5 nëntorit në SHBA.

 Bajdeni votoi në një vend në Njukasëll, Delaver.

 Ai vlerësoi se hapi  i miliarderit amerikan Ilon Mask, një aleat i Trampit, për t'u dhënë votuesve republikanë një çmim prej miliona dollarë të lotarisë ishte "tërësisht i pashembullt".

 Masku tha se komiteti i tij i aksionit politik që e mbështet Trampin, Amerika PAK, do të japë nga 1 milion dollarë çdo ditë deri në zgjedhje për këdo që nënshkruan peticionin e tij duke u kërkuar republikanëve në shtetet kyçe të regjistrohen për të votuar.

 

QËNDRONI TË LIDHUR