Mijëra protestues u mblodhën para Parlamentit të Gjeorgjisë për të protestuar kundër rezultateve zgjedhore
- Mijëra protestues u mblodhën para Parlamentit të Gjeorgjisë pasi presidenti gjeorgjian dhe opozita kërkuan protesta kundër rezultateve zyrtare të zgjedhjeve parlamentare të së shtunës, të cilat sipas tyre ishin të manipuluara, raportojnë agjencitë e huaja.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 18:13, 28 tetor, 2024

Tbilisi, 28 tetor 2024 (MIA) - Mijëra protestues u mblodhën para Parlamentit të Gjeorgjisë pasi presidenti gjeorgjian dhe opozita kërkuan protesta kundër rezultateve zyrtare të zgjedhjeve parlamentare të së shtunës, të cilat sipas tyre ishin të manipuluara, raportojnë agjencitë e huaja.
Qeveria gjeorgjiane dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bënë të ditur se votimi ishte i drejtë dhe i lirë, ndërsa vëzhguesit thonë se kishte parregullsi të konsiderueshme.
Foto: EPA