• e premte, 22 nëntor 2024

Sërish tensione në Kuvendin e Shqipërisë

Sërish tensione në Kuvendin e Shqipërisë

 Tiranë, 28 tetor 2024 (MIA) - Deputetët e opozitës shqiptare vazhdojnë me "mosbindjen civile", sonte me bllokimin e  seancës plenare të shtëpisë ligjvënëse, dukuri e pranishme prej disa seanca radhazi.

 Seanca, ku në rendin e ditës ishin disa çështje, ka "zgjatur" rreth njëzet minuta, por as që ka nisur për shkak të situatës së tensionuar.

 Menjëherë pas hyrjes, demokratët e bllokuan foltoren e Kuvendit, goditën tavolinat, ndërsa  deputetët Oerd Bylykbashi dhe Edi Paloka vendosën celularët në mikrofonin e foltores, duke ndezur një aplikacion që prodhon zhurmë. Pavarësisht rritjes së sigurisë, situata nuk u normalizua.

 Me seancën kryesoi nënkryetari i Kuvendit Bledi Çuçi, sepse kryetarja Elisa Spiropalli ndodhet për vizitë në Vatikan. Ai u detyrua të ndërpresë seancën.

 Duke marrë parasysh situatën kaotike të krijuar brenda dhe jashtë parlamentit, pranë ambienteve të Kuvendit është vendosur një automjet zjarrfikës dhe rreth godinës është vendosur një gardh metali.

 Për nesër pasdite demokratët paralajmëruan bllokimin e disa autostradave kombëtare në vend për një periudhë tre orëshe.

 Foto: Shërbimi i Kuvendit/printskrin

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR