Mishel: Gjeorgjia nuk duhet të humbas mundësinë historike për perspektivën e saj evropiane
- Gjeorgjia nuk duhet të humbas mundësinë historike që mori me vendimin e Këshillit Evropian për t'i dhënë vendit një perspektivë evropiane, theksoi sot kryetari i Këshillit të BE-së, Sharl Mishel, gjatë një takimi me presidenten gjeorgjiane Salome, Zurabishvili në Bruksel.
- Post By Qefsere Abduli
- 17:01, 1 shtator, 2023
Bruksel, 1 shtator 2023 (MIA) - Gjeorgjia nuk duhet të humbas mundësinë historike që mori me vendimin e Këshillit Evropian për t'i dhënë vendit një perspektivë evropiane, theksoi sot kryetari i Këshillit të BE-së, Sharl Mishel, gjatë një takimi me presidenten gjeorgjiane Salome, Zurabishvili në Bruksel.
"Bashkimi Evropian mbetet i përkushtuar për të mbështetur Gjeorgjinë në përparimin e rrugës së saj evropiane, por vendit do t'i duhet të thellojë më tej reformat e nevojshme, veçanërisht në fushën e drejtësisë, deoligargizimit dhe luftës kundër korrupsionit, si dhe në pluralizmin mediatik", tha Mishel.
Sipas tij, me rëndësi prioritare për Gjeorgjinë është depolarizimi i shoqërisë dhe ndërtimi i një kulture politike gjithëpërfshirëse.
Krahas marrëdhënieve mes BE-së dhe Gjeorgjisë, Mishel dhe Zurabishvili diskutuan edhe për zhvillimet në rajonin e Kaukazit Jugor dhe pasojat nga pushtimi rus në Ukrainë. qa/bsh/
Foto: EPA