• e enjte, 05 shtator 2024

Ministrja finlandeze e Punëve të Jashtme, Valtonen për vizitë në Tiranë

Ministrja finlandeze e Punëve të Jashtme, Valtonen për vizitë në Tiranë

Tiranë, 4 shtator 2024 (MIA) - Ministrja e Punëve të Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen, në kuadër të mini turneut ballkanik, sot qëndron në Tiranë, pas së cilës do t'i vizitojë Kosovën dhe Serbinë.

Pas takimit me nikoqirin e saj, ministrin për Evropë dhe Punë të Jashtme, Igli Hasani, kishin qëndrim të përbashkët se "siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor janë nga vlera jetike".

"Theksuam rolin e rëndësishëm të politikës së zgjerimit të BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor, siguria dhe stabiliteti i të cilit janë të një rëndësie jetike. NATO dhe BE duhet ta mbajnë fokusin në këtë rajon strategjik", tha ndër të tjera Hasani në konferencën e përbashkët për media.

Diplomati shqiptar theksoi se në takim të dy ministrat, shprehën mbështetje të plotë për pavarësinë dhe sovranitetin e Ukrainës.

"E konfirmuam mbështetjen tonë të plotë për pavarësinë dhe sovranitetin e Ukrainës. Kryesimin e ardhshëm finlandez me OSBE-në, e konsiderojmë si një moment për përforcimin e bashkëpunimit multilateral", shtoi ai.

Diplomatja finlandeze theksoi se vendi i saj "mbështet rrugëtimin europian të Shqipërisë" dhe kërkoi më shumë mundësi për bashkëpunim ekonomik.

Kujtojmë se marrëdhëniet diplomatike ndërmjet Shqipërisë dhe Finlandës janë vendosur më 27 gusht 1956. Si Shqipëria ashtu edhe Finlanda nuk kanë përfaqësi diplomatike në kryeqytetet përkatëse. Shqipëria mbulon marrëdhëniet diplomatike me Finlandën nga Ambasada në Stokholm, ndërsa Finlanda mbulon marrëdhëniet diplomatike me Shqipërinë nga Ambasada në Athinë.

Gjatë dy dekadave të fundit, Finlanda ka mbështetur vazhdimisht procesin integrues, anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, ndërkohë që Shqipëria fuqishëm mbështet anëtarësimin e Finlandës në NATO. sa/

Foto: FB i  MPJ-së së Shqipërisë 

QËNDRONI TË LIDHUR