• e enjte, 25 korrik 2024

Ministria e Shëndetësisë në Gazë: Kanë humbur jetën edhe 30 persona, gjithsej 39.175

Ministria e Shëndetësisë në Gazë: Kanë humbur jetën edhe 30 persona, gjithsej 39.175

Gazë, 25 korrik 2024 (MIA) - Ministria e Shëndetësisë e qeverisë së Hamasit në Rripin e Gazës sot bëri të ditur se 30 persona kanë humbur jetën në këtë territor në 24 orët e kaluara.

Që nga fillimi i luftës me Izraelin prej më shumë se nëntë muaj, kanë vdekur gjithsej 39,175 persona.

Ministria thekson se 90,403 persona janë plagosur në Rripin e Gazës gjatë luftës që nga 7 tetori i vitit të kaluar.

Foto: DPA 

QËNDRONI TË LIDHUR