• e martë, 24 dhjetor 2024

Ministri për Çështje Evropiane Murtezani në takim me ambasadorin evropian Gir

Ministri për Çështje Evropiane Murtezani në takim me ambasadorin evropian Gir

 Shkup, 1 korrik 2024 (MIA)  - Ministri për Çështje Evropiane Orhan Murtezani dhe shefi i Delegacionit të BE-së në vend, ambasadori Dejvid Gir, sot në ambientet e Ministrisë për Çështje Evropiane do të mbajnë takim protokollar.

Pas takimit është paralajmëruar  konferencë e përbashkët për shtyp. 

 Me miratimin e Ligjit të ri për organizimin e punës së organeve të administratës shtetërore, ish-Sekretariati për Çështje Evropiane u shndërrua në Ministri për Çështje Evropiane, e cila do të koordinojë dhe harmonizojë punën e organeve të administratës shtetërore dhe organeve dhe institucioneve të tjera për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ndërsa  do t'i koordinojë edhe çështjet  për negociata për anëtarësim në BE.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR