• e premte, 27 shtator 2024

Milani gjeti zëvendësues për Zlatan Ibrahimoviq

Milani gjeti zëvendësues për Zlatan Ibrahimoviq

Milan, 27 prill 2023 (MIA) - Sulmuesi i Vest Ham, Xhanluka Skamaka mund të kthehet në Serie A.

Siç pretendon “Todofichajes”, Milani është i interesuar për transferimin e futbollistit 24-vjeçar. Drejtuesit e milanezëve janë në kërkim të një zëvendësuesi për 41-vjeçarin Zlatan Ibrahimoviq.

Futbollisti luan për Vest Ham nga vera e vitit 2022. Transferimi i tij vlerësohet në 27 milionë euro.

Në sezonin aktual, Xhanluka luajti 16 ndeshje në Premier Ligë këtë sezon dhe shënoi tre gola. ls/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR