Ndeshja Liverpul – Mançester Junajted mund të anulohet për shkak të reshjeve të borës
- Ndeshja e xhiros së 20-të të Premierligës ndërmjet Liverpulit dhe Mançester Junajted mund të mos luhet për shkak të reshjeve të mëdha të borës, raporton "Dejli mejl".
- Post By Ajrije Rexhepi
- 13:03, 5 janar, 2025
Liverpul, 5 janar 2025 (MIA) - Ndeshja e xhiros së 20-të të Premierligës ndërmjet Liverpulit dhe Mançester Junajted mund të mos luhet për shkak të reshjeve të mëdha të borës, raporton "Dejli mejl".
Grupi këshillues për sigurinë i Këshillit të Qytetit të Liverpulit sot do të mblidhet për të vendosur nëse do të anulojë lojën për shkak të motit të keq.
Kontrolli në terren në "Enfild" do të bëhet pasditen.
Për shkak të reshjeve të mëdha të borës, theksohet se përkohësisht janë mbyllur edhe pistat në aeroportet në Mançester dhe Liverpul.
Liverpuli është lider në Premierligë me 45 pikë nga 18 ndeshje. Mançester Junajted ka 22 pikë nga 19 ndeshje dhe ndodhet në vendin e 14-të.
Ndeshja mes ekipeve është caktuar për sot në orën 17:30.
Foto: EPA