Alaba për herë të parë pas një viti hyri në përbërjen e Realit
- – Futbollisti i Real Madridit, David Alaba, është përfshirë në përbërjen e ekipit për ndeshjen kundër Majorkës në gjysmëfinalen e Superkupës spanjolle, njoftoi shërbimi për informim i “Mbretërve”.
- Post By Fitore Curri
- 16:01, 7 janar, 2025

Madrid, 7 janar 2025 (MIA) – Futbollisti i Real Madridit, David Alaba, është përfshirë në përbërjen e ekipit për ndeshjen kundër Majorkës në gjysmëfinalen e Superkupës spanjolle, njoftoi shërbimi për informim i “Mbretërve”.
Austriaku 32-vjeçar nuk ka luajtur më shumë se një vit. Futbollisti u lëndua në dhjetor të vitit 2023 në ndeshjen e Realit me Vilarealin (4:1). Alaba u diagnostikua me një këputje të ligamentit të kryqëzuar në këmbën e majtë, duke prekur meniskun.
Real Madridi do të përballet me Majorkën të enjten më 9 janar. Ndeshja do të luhet në stadiumin “Mbreti Abdulla” në Xhide, Arabia Saudite. fc/
Fotografia: EPA