• e martë, 07 janar 2025

Guardiola: Grilish duhet ta kthejë formën dhe të luftojë për formacionin e parë në Mançester Siti

Guardiola: Grilish duhet ta kthejë formën dhe të luftojë për formacionin e parë në Mançester Siti

Mançester, 6 janar 2025 (MIA) - Xhek Grilish duhet ta kthejë formën e vjetër dhe të luftojë për vend në formacionin e parë të Mançester Sitit, deklaroi menaxheri i ekipit, Pep Guardiola, i cituar nga mediumet në Ishull. Repezentuesi anglez, një ndër lojtarët kyç në ekipin që fitoi tripletën në vitin 2023, ishte rezervë në fitoren e "qytetarëve" kundër Uest Hemit me rezultatin 4:1 këtë fundjavë.

Grilish, i cili kohë të gjatë ishte jashtë fushave për shkak të lëndimit, vetëm gjashtë herë ishte në formacionin e parë këtë sezon. Në vendin e tij luan baziliani Savinjo.

"Savinjo është në formë më të mirë se Xheku dhe për këtë shkak luan. A e dua atë Xhek, i cili e fitoi tripletën? Po, por po mundohem qartë të mendoj për këtë. Secili duhet të luftojë për vendin në formacionin e parë dhe nuk mendoj se me këto fjalë mund të lëndoj dikë", tha Guardiola.

Trajneri spanjoll thotë se të gjithë në ekip duhet të dëshmohen.

"Xhek duhet të motivohet të luftojë për vendin e tij me Savinjon dhe ta meritojë pozitën në formacionin e parë. Ai duhet ta bëjë këtë çdo ditë, çdo javë, çdo muaj. Xhek ishte i lënduar dhe duhet përsëri të hyjë në ritëm. Duhet të luajë, por para kësaj duhet të stërvitet. Nuk dyshoj në cilësitë e tij, as në ato të lojtarëve tanë. Të mos i kishin, as që do të ishin këtu", tha Guardiola. bsh/

Foto: Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR