• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mijëra njerëz po ikin nga zjarret pyjore në veri të Kanadasë

Mijëra njerëz po ikin nga zjarret pyjore në veri të Kanadasë

Otavë, 18 gusht 2023 (MIA) - Mijëra njerëz që jetojnë në veriun e largët të Kanadasë janë mbledhur në aeroportin Jellounajf, duke formuar kolona makinash në të vetmen autostradë që të çon në jug në territorin e gjerë të kërcënuar nga zjarre të shumta pyjore.

Më shumë se 20 mijë njerëz do të evakuohen nga Jellounajf, qendra administrative e territoreve veriperëndimore, deri sot në mesditë, e cila kërcënohet nga një zjarr i madh pyjor që ndodhet vetëm pesëmbëdhjetë kilometra larg qytetit.

Me aeroplan dje u evakuuan rreth 1.500 banorë, ndërsa për sot janë anuluar të paktën 22 fluturime nga Jellounajf. Autoritetet e territorit vlerësojnë se do të mund të evakuojnë me rrugë ajrore rreth një të katërtën e popullsisë dhe nuk përjashtojnë mundësinë që aksioni të vazhdojë edhe të shtunën.

Në ndërkohë, është duke u mobilizuar Alberta fqinje, ku po hapen strehimore, më i afërti prej të cilave është 1.150 kilometra larg nga Jellounajfi. 

Zjarret të papara kanë shpërthyer në të gjithë Kanadanë që nga pranvera. Vitet e fundit vendi është përballur me ngjarje ekstreme të motit, intensiteti dhe frekuenca e të cilave po rritet për shkak të ndryshimeve klimatike. qa/ar/

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR