Riinvestimet nga emigrantët shqiptarë vitin e kaluar kaluan një miliard euro
- Banka Qendrore e Shqipërisë publikoi se riinvestimet nga emigrantët arritën një shumë rekord prej mbi një miliard euro vitin e kaluar, që është rritje prej 12,5 për qind krahasuar me një vit më parë.
- Post By Fami Bajrami
- 15:45, 26 mars, 2025

Tiranë, 26 mars 2025 (MIA) - Banka Qendrore e Shqipërisë publikoi se riinvestimet nga emigrantët arritën shumë rekorde prej mbi një miliard euro vitin e kaluar, që është rritje prej 12,5 për qind krahasuar me një vit më parë.
Të dhënat e bankës tregojnë se riinvestimet janë më të larta për 115 milionë euro, krahasuar me vitin 2023, duke reflektuar mbështetjen që diaspora i jep ekonomisë së vendit.
Vetëm në tremujorin e fundit të vitit 2024, emigrantët shqiptarë dërguan 273 milionë euro ose 21 milionë më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë.
"Nga viti 2013, riinvestimet kanë ardhur në rritje të vazhdueshme, duke reflektuar një cikël të ri emigracioni, i cili filloi kryesisht pas vitit 2015. Të dhënat tregojnë një trend rritjeje, nga 598 milionë euro në vitin 2015 në 929 milionë euro në vitin 2023.
Në vitin 2020 ka pasur rënie të lehtë, kur arriti në 673 milionë euro, që lidhet me periudhën e pandemisë. Pas kësaj, riinvestimet duket se janë rikuperuar shpejt, duke arritur nivele rekord në tre vitet e fundit, analizon "Monitor".
Shumica e riinvestimeve vijnë nga Greqia, Italia, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. rq/bsh/
Foto. MIA arkiv