• e martë, 06 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Grevë e gazetarëve në Greqi

Grevë e gazetarëve në Greqi

Athinë, 8 prill 2025 (MIA) - Gazetarët në Greqi nga ora pesë e mëngjesit kanë filluar grevën 24 orëshe që është e treta në tre muajt e fundit, ndërsa vendi sot do të mbetet pa lajme dhe emisione informative, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina. 

Greva është organizuar nga Federata Greke e Asociacioneve të Gazetarëve në të cilën marrin pjesë të gjithë shoqatat e gazetarëve, mbahet një ditë para grevës së nesërme të përgjithshme në Greqi, ndërsa kërkesa kryesore e punonjësve mediatikë është nënshkruar në marrëveshjeve kolektive në të gjitha sektorët mediatikë, gjegjësisht televizione, gazeta, revista, internet, radio. 

Që nga mëngjesi i nesërm, televizionet nuk do të transmetojnë lajme dhe emisione informative, ndëra do të marrin pjesë edhe një pjesë e madhe e portaleve informative. 

Përveç marrëveshjeve kolektive, të punësuarit në media kërkojnë: pagë më të lartë prej 1.250 euro në të gjitha mediat; rritjen e pagave për 10 për qind bazuar në marrëveshjet e fundit kolektive të punës; pagë të garantuar për punë gjatë fundjavave (plus 25 për qind dhe ditë të lirë për të shtunën dhe plus 100 për qind të dielën); rritjen e tarifës për dërgimin në terren jashtë qytetit ku ndodhen; mëditje prej 350 euro për dërgimin në zonat e luftës dhe 250 euro në zonat e prekura nga fatkeqësitë natyrore.

Për më tepër, mes kërkesave janë të përfshira edhe parimet etike në marrëveshje, marrëveshje për rregullimin e padive (anti-slapps); rregullat detyruese për intelegjencën artificiale në media; mbrojtjen e të drejtave autoriale të gazetarëve etj. 

Gazetarët grevë 24 orëshe kanë mbajtur më 18 shkurt dhe më 11 mars të këtij viti. 

 Për nesër, dy sindikatat më të mëdha greke, punonjësve në sektorin shtetëror dhe privat u kanë caktuar grevë të përgjithshme që pritet ta paralizojë Greqinë, ndërsa kërkuan marrëveshje kolektive, si dhe rritjen reale të pagave për t'u marrë me rritjen e çmimeve. qa/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR