Në Stamboll sot janë arrestuar 106 persona, për shkak të protestave kundër arrestimit të Imamoglut
- Policia turke sot arrestoi gjithsej 106 persona në Stamboll në kuadër të operacionit ndaj pjesëmarrësve në protestat kundër arrestimit të kryebashkiakut Ekrem Imamoglu dhe anëtarëve të lartë të Partisë opozitare Popullore Republikane (CHP), transmeton Anadolu.
- Post By Fami Bajrami
- 15:40, 26 mars, 2025

Stamboll, 26 mars 2025 (MIA) - Policia turke sot arrestoi gjithsej 106 persona në Stamboll në kuadër të operacionit ndaj pjesëmarrësve në protestat kundër arrestimit të kryebashkiakut Ekrem Imamoglu dhe anëtarëve të lartë të Partisë opozitare Popullore Republikane (CHP), transmeton Anadolu.
Personat janë arrestuar pas bastisjes në 145 adresa të të dyshuarve për pjesëmarrje në protesta ditëve të fundit. Ata akuzohen për "mosrespektim të ndalesës për tubime dhe demonstrata" dhe "moskryerje të urdhrave të forcave të sigurisë".
Protestat në mbështetje të Imamoglut nuk po ndalen, pavarësisht ndalesave për tubime në Stamboll, Ankara dhe Izmir. Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Turqisë, nga 19 marsi janë arrestuar gjithsej 1.418 persona, mes të cilëve dhe 11 gazetarë.
Këshilli i Evropës shprehu shqetësimin për shkak të përdorimit të tepruar të forcës kundër protestuesve, ndërsa Reporterë pa Kufij dënuan arrestimin e një gazetari të AFP-së në Stamboll. rq/bsh/
Foto: arkivi i MIA-s