• e diel, 30 mars 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Zelenski deklaroi se 117 dronët që Rusia përdori për të sulmuar Ukrainën janë 117 prova të luftës së saj të gjatë

Zelenski deklaroi se 117 dronët që Rusia përdori për të sulmuar Ukrainën janë 117 prova të luftës së saj të gjatë

Kiev, 26 mars 2025 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski deklaroi se 117 dronët që Rusia i përdori mbrëmë për të sulmuar Ukrainën janë 117 prova të luftës së saj të gjatë.

“Natën e kaluar, në qiellin tonë kishte edhe 117 prova të Rusisë që po e zgjasin këtë luftë – 117 dronë sulmues, shumica e të cilëve ishin "Shahed”. Një pjesë e konsiderueshme u rrëzua nga mbrojtësit tanë. Dnieper, Sumi, Çerkasi dhe rajone të tjera ishin nën sulmin rus. Janë dëmtuar dyqane dhe infrastruktura civile. Në Okhtirka në rajonin Sumi janë dëmtuar shtëpi, dyqane dhe infrastruktura bazë. Komunitetet në rajonet Doneck, Harkov dhe Zaporozhje gjithashtu janë sulmuar," tha Zelenski.

Ai theksoi se nevojiten hapa të fortë nga bota dhe presion i qartë ndaj Rusisë, më shumë presion, më shumë sanksione nga Shtetet e Bashkuara për të ndaluar sulmet ruse.

Ndërkohë, Ministria ruse e Mbrojtjes kumtoi se forcat e armatosura të Ukrainës vazhdojnë të sulmojnë infrastrukturën energjetike të Federatës Ruse.

“Gjatë natës, dy dronë sulmues ukrainas u rrëzuan nga sistemet e mbrojtjes ajrore pranë bregut të Krimesë në zonën e Kejp Tarhankut”, kumtoi ministria.

Theksohet se objektivi i sulmit ishte pajisja tokësore e depove nëntokësore të gazit Glebovsko, por se kanë ndodhur edhe disa incidente të tjera. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR