• e mërkurë, 02 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Në një përleshje me forcat indiane të sigurisë humbën jetën 16 rebelë maoistë

Në një përleshje me forcat indiane të sigurisë humbën jetën 16 rebelë maoistë

 Nju-Delhi, 29 mars 2025 (MIA) - Forcat indiane të sigurisë kanë eliminuar të paktën 16 rebelë maoistë në një përleshje me armë në shtetin qendror të Çatisgarit.

Rebelët e ekstremit të majtë kanë zhvilluar një luftë guerile kundër qeverisë për dekada, veçanërisht në Indinë qendrore dhe lindore, duke çuar në luftime intensive dhe viktima nga të dyja palët. 

Policia indiane bëri të ditur se gjatë bastisjes në Sukmam në pjesën jugore të shtetit federal Çitisgar janë gjetur armë të ndryshme.

 Maoistët pretendojnë se po luftojnë për fermerët e varfër indianë dhe punëtorët pa tokë të kenë kontroll më të madh mbi tokën dhe më shumë të drejta për burimet natyrore të shfrytëzuara nga kompanitë e mëdha të minierave.

Përplasjet midis forcave të sigurisë dhe maoistëve janë intensifikuar që kur kryeministri Narendra Modi siguroi një mandat të tretë si kryeministër vitin e kaluar. 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR