• e diel, 22 dhjetor 2024

Micotakis: Maqedonia e Veriut mund vetëm të përfitojë nga marrëdhëniet e mira me Greqinë, rruga evropiane kalon përmes Athinës

Micotakis: Maqedonia e Veriut mund vetëm të përfitojë nga marrëdhëniet e mira me Greqinë, rruga evropiane kalon përmes Athinës

Athinë, 26 maj 2024 (MIA) - Maqedonia e Veriut, si edhe Shqipëria, mund vetëm të fitojë nga marrëdhëniet e mira me Greqinë. Në të kundërtën, rruga evropiane e të dyja vendeve kalon përmes Athinës. Dhe aty do të hasë në probleme, thekson kryeministri grek Kirjakos Micotakis në intervistën për gazetën "Real njuz", informon korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Në intervistën e hollësishme dhe të gjerë për gazetën, Micotakis flet për zgjedhjet evropiane, për politikën e brendshme dhe të jashtme, si dhe për marrëdhëniet për vendin tonë dhe porosit se memorandumet nuk do t'i sjellin në votim, por edhe se presin nga Qeveria e re "ta respektojë ligjshmërinë ndërkombëtare, si dhe nënshkrimin e saj".

"Paligjshmëritë e Shkupit në raport me emrin e vendit dalin edhe nga fakti që Marrëveshja e Prespës ishte marrëveshje e keqe. Paralajmërova në Parlament se është problematike për interesat e Greqisë, duke iu dhënë komb dhe gjuhë fqinjëve. Qysh atëherë, kur votuam kundër, theksova se do ta kemi para nesh. Por edhe se sapo të votohet duhet ta zbatojmë. Tani vjen SYRIZA, si edhe zakonisht, t'i riciklojë gënjeshtrat e njohura se kinse kemi thënë se kur do të bëhemi Qeveri, nuk do ta zbatojmë. Nuk e dinin kë detyron nënshkrimi i tyre?", thotë Micotakis. 

Kryeministri grek komenton se partia opozitare, "me seriozitet edhe më të madh politik" propozon, në këtë moment konkret kohor - të ratifikohen memorandumet.

"Gjegjësisht ta dorëzojmë të gjithë armën tonë negociuese. Diçka që pala tjetër aspak nuk e kërkon. Gjithsesi se memorandumet nuk do t'i sjellim në votim. Por, do të presim që Qeveria e re ta respektojë ligjshmërinë ndërkombëtare, si dhe nënshkrimin e saj", potencoi Micotakis. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR