• e hënë, 01 korrik 2024

Micotakis bën ndryshime në Qeveri, Gerapetritis mbetet ministër i Punëve të Jashtme

Micotakis bën ndryshime në Qeveri, Gerapetritis mbetet ministër i Punëve të Jashtme

Athinë, 14 qershor 2024 (MIA) - Ndryshime në disa poste ministrore dhe zëvendës të tyre në disa ministrinë siç është ajo e Zhvillimit, Bujqësisë, për Punë të Brendshme, Migracion dhe Azil si dhe ajo për Punë ka bërë kryeministri grek Kiriakos Micotakis, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Zëdhënësi i qeverisë greke Pavlos Marinakis paradite sot ka kumtuar përbërjen e re të qeverisë, ndërsa nëse bëhet krahasim me përbërjen e mëparshme, në pozicionet e tyre mbeten ministrat për Punë të Jashtme, Mbrojtjes, Ekonomisë dhe Financave, Krizave klimatike dhe Mbrojtjes Civile, Arsimit, për mbrojtjen e Qytetarëve, për Shëndetin, Transportin dhe infrastrukturën, Mjedisin Jetësor dhe Energjetikë, për Drejtësi, Kulturë, Detin, për Turizëm dhe Menaxhimin digjital.

Anëtarët e rinj të Qeverisë pasdite do të bëjnë betimin solemn, ndërsa nesër do të mbahet seancë e Qeverisë që fillimisht ishte caktuar për sot, por u shty për shkak të rikonstruimit.

Ndryshimet në Qeveri vijnë pas zgjedhjeve evropiane të së dielës ku Demokracia e Re fitoi me 28.3% të votave, por partia në pushtet nuk arriti qëllimin, pra 33% që ishte rezultat i zgjedhjeve të mëparshme evropiane, ndërsa kryeministri grek Kiriakos Micotakis atëherë tha se mesazhi i qytetarëve ishte “kemi besim tek ju, por përpiquni më shumë". rq/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR