Mickoski: U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të mendojnë nëse do të biem në kurthin të cilin e servon BDI apo do të flasim për projekte të reja
- Në zgjedhjet lokale pres që fushatë që do të ketë lidhje me projekte, por është e qartë se ka parti politike, para së gjithash mendoj për Bashkimin Demokratik për Integrim i cili në vend se të flasë për projekte dhe për tëa rdhmen, na kthen 20-25-30 vite prapa dhe imponon tema të tilla, deklaroi kryeministri Hristian Mickoski i pyetur se çfarë fushate pret në zgjedhjet e ardhshme lokale.
- Post By Arta Bunjaku
- 13:23, 11 gusht, 2025
Shkup, 11 gusht 2025 (MIA) - Në zgjedhjet lokale pres që fushatë që do të ketë lidhje me projekte, por është e qartë se ka parti politike, para së gjithash mendoj për Bashkimin Demokratik për Integrim i cili në vend se të flasë për projekte dhe për tëa rdhmen, na kthen 20-25-30 vite prapa dhe imponon tema të tilla, deklaroi kryeministri Hristian Mickoski i pyetur se çfarë fushate pret në zgjedhjet e ardhshme lokale.
Ai e kritikoi BDI-në sepse, siç tha, "nën hijen e patriotizmit të rejshëm, ata do të duan të krijojnë shenjë barazimi mes tyre dhe ofertës së koalicionit VLEN dhe t'i dekurajojnë votuesit të cilët nuk janë shqiptarë të dalin të votojnë, të thonë - të gjithë janë të njejtë, përse të votojmë për ta. Jo, kjo është gabim, ky është kurthi të cilin ata po e prëgatisin", tha Mickoski duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve në ngjarjen në Petrovec.
"Së bashku me disa struktura të caktuara në opozitë dhe portale dhe mediume të tyre të afërta të imponojë atmosferë në shoqëri, ndërkaq kjo posaçërisht ka të bëjë me votuesit të cilët nuk janë shqiptarë, maqedonas dhe të tjerë, kur do të dalin në zgjedhje të kenë kujdes për kë votojnë, sepse, duke imponuar tema prej para 20-25 viteve, dëshirojnë të vendosin shenjë barazie mes Bashkimit Demikratik për Integrim dhe, të themi, koalicionit VLEN. Dhe këta kur do të dalin të votojnë, praktikisht të votojnë me abstenim apo fare të mos votojnë sepse, duke e vendosur shenjën e barazimit, ata do të thonë: Pra, shikoni, edhe këta janë kriminogjenë siç ishim ne për 22 vite, edhe këta janë jo më pak nacionalistl siç jemi ne, kështu që më mirë të mos i votoni ata, ja, për ne me siguri nuk do të votoni. Duke menduar se në atë mënyrë do të harrojmë për qendrat tregtare, do të harrojmë për futbollin në zyre, do të harrojmë pë[r instant ndërmarrjet për import të thëngjillit, do të harrojmë për tërë atë vjedhje që ndodhi gjatë më shumë se dy dekadave", tha Mickoski.
Kjo është kështu sepse, shtoi kryeministri, "nëse qytetarët dalin dhe nuk votojnë për koalicionin VLEN, atëherë këta nga BDI mendojnë se do të jenë fitues absolut dhe atëherë do të tentojnë dhe do të provokojnë zgjedhje të parakohshme parlamentare".
"Kështu nuk shkon kjo dhe kështu nuk do të shkojë. Ata sërish i ofendojnë qytetarët dhe luajnë në kartën e mbamendjes së shkurtë. Prandaj u bëj thirrje të gjithë qytetarëve, nga të gjitha etnikumet, në këto zgjedhje të zgjedhin mes konceptit i cili tashmë mbi 20 vite e shkatërroi Maqedoninë. Nuk ka kurfarë lidhje me të drejta, nuk ka kurfarë lidhje me marrëveshje kornizë, këto janë zgjedhje lokale. Edhe ata të cilët dëshirojnë bashkarisht të ndërtojmë tëa rdhme, ky është koncepti. U bëj thirrje të gjithë qytetarëve, literalisht të gjithë qytetarëve, të mendojnë, nëse do të biem në kurthin që e servon BDI përmes disa mediumeve dhe portaleve të caktuara opozitare të krojojnë një situatë të tillë paranojake dhe të komentojmë tema prej para 20, 25, 30 vite, apo të flasim për salla të reja, autostrada të reja, për kopshte të reja, shkolla, investime të reja, etj.", theksoi Mickoski.
Siç tha- kjo është zgjedhja në këto zgjedhje. Theksoi edhe se të shohin cilët kandidatë për kryetarë të komunave i ofron Bashkimi Demokratik për Integrim.
"Ata janë njerëz të cilët krahas temave nga 20-25 vite nuk mund të ofrojnë asgjë të re. Dhe ata janë fajtorët e vetëm që mbi 150 000 shqiptarë në 20-25 vitet e fundit u larguan nga Maqedonia. Nëse dikush ka ndonjë dilemë të tillë, atëherë gënjehet", tha Mickoski duke u përjgigjur në pyetje të gazetarëve pas kontrollit të aktiviteteve ndërtimroe për sallën shkollore sportive në Komunën Petrovec. ab/
Foto: МIА