• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Mickoski: Të mërkurën nuk do të ndodhë asgjë në Gjykatën Kushtetuese, BDI do të vazhdojë me manovra politike

Mickoski: Të mërkurën nuk do të ndodhë asgjë në Gjykatën Kushtetuese, BDI do të vazhdojë me manovra politike

Shkup, 8 dhjetor 2024 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski bëri të ditur se bashkë me partnerin e koalicionit Vlen janë duke biseduar për Ligjin për përdorimin e gjuhëve, i cili të mërkurën më 11 dhjetor është në rend dite për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, por tha se askush nuk duhet të ndërhyjë në Gjykatë për këtë "procedurë aktuale".

Ai tha se "asgjë nuk do të ndodhë të mërkurën", sepse "çdo veprimi" në Gjykatën Kushtetuese i paraprijnë seancat përgatitore. Sipas tij, synimi i BDI-së është përçarja në baza etnike dhe se përpjekje të tilla në të ardhmen do të ketë nga ajo parti politike.

"Sepse parimi "si më parë" ka përfunduar më 8 maj dhe ai parim është mposhtur. Por prapë jep shenja jete dhe shohim se e vetmja temë me të cilën është e pranishme në publik Bashkimi Demokratik për Integrim është të bëhet një ndarje në bazë etnike, trajtojnë vetëm çështjet etnike, sepse ndryshe nuk mund të tërheqin vëmendjen, as për të imponuar një temë, as për të tërhequr njerëz që do t'i mbështesin. Për shkak se e provuan "agjendën e gjelbër", e patë se si përfunduan, dhe tani janë kthyer në opozitë në të vetmen temë që mund të sjellë ndonjë rezultat për ta", tha Mickoski në një konferencë për media duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Sipas tij, BDI-ja po përpiqet të bëjë dy gjëra – të përçajë qytetarët, për çka, tha ai, nga fotot shihet se përfaqësues të lartë të BDI-së janë fotografuar me "banditë që dogjën flamurin kombëtar" dhe se kjo është "një tregues i qartë që qëndron pas gjithë kësaj, gjë që konfirmohet edhe nga informacionet e Ministrisë së Punëve të Brendshme".

"Teza e dytë është se ata, BDI-ja, pasi që kanë 20 vjet e gjysmë emërimin e gjyqtarëve, e dinë që asgjë nuk do të ndodhë të mërkurën. Ndaj kur të mërkurën të mos ndodhë asgjë, sepse dihet se cilat janë procedurat e Gjykatës Kushtetuese etj, do të dalin publikisht dhe do të thonë: "Këtu po bënim presion dhe prandaj tani nuk ndodhi asgjë të mërkurën". Sepse që çdo gjë të ndodhë dhe që dikush të bëjë diçka atje, duhen edhe disa hapa për të arritur në çdo veprim. Të mërkurën nuk do të ndodhë asgjë, sepse ka seanca përgatitore etj. etj. Por ata përsëri abuzojnë me shqiptarët, por edhe me maqedonasit, por keqtrajtojnë edhe pjesën tjetër në vend me përpjekje për të përçarë dhe tërhequr vëmendjen te vetja", theksoi Mickoski.

Ai kërkoi nga të gjithë qytetarët që të jenë të qetë, pasi, tha ai, "ky është një grup i izoluar i ish zyrtarëve të lartë të Qeverisë për të cilët ka dyshime të arsyeshme për kryerjen e një krimi të madh, i cili do të fillojë të zbardhet së shpejti nga sot".

"Sado të ashpër të jenë, kanë infiltrat e tyre në Prokurori dhe në gjyqësor, sado të zgjasë lufta jonë, ne do t'i mposhtim. Dhe disa, që janë shërbëtorë të këtyre, por edhe këta. Dhe opinioni, maqedonas dhe shqiptarë, por edhe gjithë të tjerët, duhet të zbulojnë të vërtetën e vërtetë që fshihet pas kësaj ndjekjeje të këtyre profiterëve politikë. Dhe kjo shumë shpejt nga sot do të dihet", tha Mickoski.

Ai pret që BDI dhe lidershipi i tij politik të "vazhdojnë manovrat politike për këtë temë" në periudhën e ardhshme.

Në pyetjen e një gazetari nëse Ligji për përdorimin e gjuhëve "mund të kthehet në Kuvend për rishikim për ta përmirësuar atë", Mickoski u përgjigj se procedura ka filluar dhe "duhet të ketë një fund, cilido qoftë ky fund".

"Çdo procedurë duhet të ketë një fund. Nuk mund të themi se nuk vlen. Vetëm ata që e kanë dorëzuar mund ta tërheqin ose Gjykata Kushtetuese mund ta refuzojë si të parëndësishme. Dhe vetëm atëherë mund të flasim nëse, si, çfarë dhe të hyjmë në zonën e supozimeve. Deri atëherë mos u shqetësoni, situata e sigurisë është nën kontroll. Do të ketë tentativa, nga po këta njerëz, ne e dimë saktësisht se kush janë, ne e dimë saktësisht se me cilat grupe komunikojnë dhe si komunikojnë, ne dimë gjithçka saktësisht. Mos mendoni se diçka nuk dihet. Edhe ne, por partnerët tanë strategjikë, sepse nuk jemi vetëm në këtë çështje. Ne marrim informacion nga aty, japim informacion, shkëmbejmë informacion. Dhe ne do të mbrohemi dhe do t'i mundim", shtoi Mickoski. sa/

Foto: printskrin/Jutjub Qeveria 

QËNDRONI TË LIDHUR