• e shtunë, 22 shkurt 2025

BDI: Si mund të ndalon VLEN diçka që vetë e ka votuar në Qeveri dhe e ka lejuar në Kuvend?

BDI: Si mund të ndalon VLEN diçka që vetë e ka votuar në Qeveri dhe e ka lejuar në Kuvend?

Shkup, 19 dhjetor 

Është për të qeshur  kur VLEN pretendon “fitore” për një ligj që vetë e miratoi në qeveri dhe më pas e lejoi në Kuvend. 

Si mund të ndalosh diçka që vetë e ke mbështetur?

Në vend që të mbrojnë interesat e shqiptarëve, ata thjesht zbatojnë direktivat e VMRO-së, aq sa harrojnë edhe të fshijnë shënimet që tregojnë se deklaratat e tyre shkruhen në zyrat e VMRO-së! 

E vërteta është e qartë: ky ligj u ndalua nga rezistenca e popullit dhe Frontit Europian, jo nga “trimëria” e një partie që ka humbur çdo kredibilitet.

Ashtu siç ndaluam vendimin katastrofal për Ligjin e Gjuhëve dhe sot këtë ligj diskriminues, ne do të vazhdojmë të mbrojmë shtetin multietnik si bartësit e vetëm të legjitimitetit të shqiptarëve.  
Shqiptarët meritojnë përfaqësim të guximshëm, jo shërbëtorë që përdoren si vegla për interesat e të tjerëve!

Bashkimi Demokratik për Integrim

_________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

QËNDRONI TË LIDHUR