Kallëzim penal për një nëpunës policor nga VK "Bllacë" në lidhje me daljen e Grubit nga vendi
- MPB njoftoi se janë ndërmarrë masa disiplinore për dy nëpunës policorë nga vendkalimi kufitar “Bllacë e Poshtme” lidhur me kalimin e Artan Grubit në kufirin shtetëror. Njëri, nëpunësi policor B.J., sipas MPB, me punën e tij të pakujdesshme nuk ka kryer kontrolle adekuate në automjetin “mercedes”, me të cilin është transportuar Grubi dhe nuk e ka evidentuar daljen nga shteti. Udhëtarët nga automjeti që është mjet i lëndës, A.P. me pasaportë diplomatike si shofer dhe A.G. me pasaportë të Maqedonisë së Veriut si bashkëudhëtar, nëpunësi i policisë B.J. i ka regjistruar se në këmbë e kanë kaluar kufirin. Gjithashtu, gjatë kontrollit kufitar, sistemi nuk ka pritur të konstatojë nëse ka pasur masë aktive për personat, por menjëherë u ka dhënë dokumentet e udhëtimit, dhe më pas janë larguar nga vendkalimi kufitar.
- Post By Fami Bajrami
- 17:37, 20 dhjetor, 2024
Shkup, 20 dhjetor 2024 (MIA) - MPB njoftoi se janë ndërmarrë masa disiplinore për dy nëpunës policorë nga vendkalimi kufitar “Bllacë e Poshtme” lidhur me kalimin e Artan Grubit në kufirin shtetëror. Njëri, nëpunësi policor B.J., sipas MPB, me punën e tij të pakujdesshme nuk ka kryer kontrolle adekuate në automjetin “mercedes”, me të cilin është transportuar Grubi dhe nuk e ka evidentuar daljen nga shteti. Udhëtarët nga automjeti që është mjet i lëndës, A.P. me pasaportë diplomatike si shofer dhe A.G. me pasaportë të Maqedonisë së Veriut si bashkëudhëtar, nëpunësi i policisë B.J. i ka regjistruar se në këmbë e kanë kaluar kufirin. Gjithashtu, gjatë kontrollit kufitar, sistemi nuk ka pritur të konstatojë nëse ka pasur masë aktive për personat, por menjëherë u ka dhënë dokumentet e udhëtimit, dhe më pas janë larguar nga vendkalimi kufitar.
"Departamenti për kontroll të brendshëm, hetime kriminale dhe standarde profesionale pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë kompetente Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit - Departamenti i specializuar për ndjekjen e krimeve të kryera nga persona me kompetenca policore dhe pjesëtarë të policisë së burgjeve, kundër B.J, për shkak të ekzistimit të dyshimit për veprën e kryer penale 'shpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar' nga neni 353-v i Kodit Penal", kumtoi sot MPB-ja.
Më 15 dhjetor të këtij viti në orën 09:06, i akuzuari gjatë kryerjes së detyrës policore në stacionin policor në vendakilimin kufitar Bllacë e Poshtme, në kabinë në dalje nga shteti, duke mos kryer mbikëqyrjen e detyrueshme, ka lejuar daljen e automjetit "mercedes xhip" me targa konsullare, të drejtuar nga A.P. nga Shkupi, ndërsa udhëtari ishte A.G. nga Shkupi, për të cilët ka pasur masë aktive "ndalo dhe informo menjëherë", në përputhje me telegramin e shkruar nga Departamenti i Policisë kriminale pranë MPB-së.
"Me këtë veprim, nëpunësi policor B.J. i mundësoi A.G. të realizojë dalje nga vendi edhe krahas masës "ndalo dhe lajmëro menjëherë”, ndërsa gjtihashtu, me veprimin i ka shkaktuar dëme reputacionit të MPB-së. Njëkohësisht, nëpunësi policorë B.J, nuk ka kryer kontrolle adekuate në automjetin "mercedes" gjatë kalimit të kufirit shtetëror, nuk e ka regjistruar për dalje dhe ka evidentuar se udhëtarët e automjetit kanë kaluar kufirin në këmbë. Gjithashtu, gjatë kontrollit kufitar, ai nuk ka pritur që sistemi të konstatojë nëse ka pasur masë aktive për personat, por menjëherë u ka dhënë dokumentet e udhëtimit dhe më pas janë larguar nga vendkalimi kufitar", theksojnë nga MPB-ja.
Prej aty shtojnë se Reparti i kontrollit të brendshëm, hetimeve penale dhe standardeve profesionale ka dorëzuar propozim për inicimin e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore dhe ka shqiptuar masa obligative që nëpunësi policor të pezullohet nga puna deri në përfundimin e procedurës disiplinore.
Sipas informacioneve të deritanishme, ish zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi pak para aksionit policor lidhur me përvetësimin e mbi 8,2 milionë eurove në Lotarisë shtetërore, së bashku me një biznesmen janë larguar nga vendi me një automjet diplomatik dhe kanë shkuar në Kosovë.
Biznesmeni, i cili e transportoi Grubin në Kosovë me automjetin dhe targat e tij diplomatike pak para fillimit të aksionit policor, është Arsim Papraniku, biznesmen i suksesshëm në rajon dhe pronar i Neptunit.
Ndërkohë, Gjykata Penale caktoi masën e paraburgimit prej 30 ditësh për Grubin dhe të ish drejtorit të Lotarisë Shtetërore, Përparim Bajrami, i cili është i dyshuar për të njëjtin rast. Të dy janë të padisponueshëm për forcat e rendit në lidhje me hetimin për Lotarinë shtetërore. rq/
Foto: arkivi i MIA-s