• e enjte, 13 mars 2025

Mickoski: Të drejtat e maqedonasve në Bullgari nuk janë involvim në punët e brendshme të fqinjit tonë lindor

Mickoski: Të drejtat e maqedonasve në Bullgari nuk janë involvim në punët e brendshme të fqinjit tonë lindor

Shkup, 13 mars 2025 (MIA) - Unë do t'i referohem të drejtës ndërkombëtare, Konventës për mbrojtjen e të drejtave të bashkësive dhe këtu nuk mund t'i shmangem komentimit për të drejtat e komunitetit maqedonas në Bullgari, që bazohet në 14 aktgjykime të Gjykatës për të drejtat e njeriut për ta realizuar dhe këtu duhet ne të gjithë si qytetarë të mbështesim komunitein maqedonas në Bullgari, i cili fatkeqësisht në shekullin 21, në një shtet anëtar të BE-së, nuk mund ta realizojë atë të drejtë. Dhe kjo nuk ka të bëjë me punët e brendshme, ajo bazohet vetëm në Rezolutën për mbrojtjen e të drejtave të njeriut e cila është ratifikuar edhe nga fqinji ynë lindor dhe partneri ynë në NATO, tha kryeministri Hristian Mickoski në përgjigjen e pyetjeve të gazetarëve për komentin pas reagimit të MPJ-së së Bullgarisë në deklaratën e djeshme të tij për bllokimin e Bullgarisë për anëtarësimin në BE.

Shtoi se vërtet i vjen keq që ministri i ri i Punëve të Jashtme të Bullgarisë harron se politikat e fqinjësisë së mirë janë themeli i perspektivës evropiane dhe se ne jemi partnerë në unionin, aleancën më të madhe në njerëzim, në NATO.

"Ne aty do të vazhdojmë të funksionojmë dhe do të qëndrojmë këtu, por edhe bashkëqytetarët tanë do të qëndrojnë aty ku janë në Bullgari. Synimi ynë është të ndërtojmë marrëdhënie të mira fqinjësore, por kur është fjala për të vërtetën, ne jemi këtu për ta komentuar atë dhe nëse ndryshimi i Kushtetutës nuk është ndërhyrje e drejtpërdrejtë në punët e brendshme të një shteti sovran dhe të pavarur, atëherë vërtet nuk e di se çfarë është ajo", tha Mickoski.

I pyetur për të ardhmen evropiane të vendit, kryetari i Qeverisë nënvizoi se synimi i dytë strategjik i vendit është anëtarësimi i plotë në BE.

"Ne nuk jemi si disa ish politikanë dhe këtë ta shohim si ekzibicionizëm, karrierizëm dhe diçka që është krejtësisht në kundërshtim me pritjet dhe interesat e qytetarëve dhe mbrojtjen e interesave kombëtare, në mënyrë që qytetarët e Maqedonisë dhe shteti në tërësi të presin rrugën e vërtetë drejt BE-së, diçka që e kemi pritur prej më shumë se dy dekadash dhe që do të bazohet në kriteriumet e Kopenhagës, në një sistem të bazuar në merita dhe asgjë më shumë dhe asgjë më pak se sa morën të gjitha ato shtete anëtare që u bashkuan, e jo në bilateralizimin dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dypalëshe. Nuk duhet të lejojmë që e ardhmja e Evropës të jetë e varur nga zgjidhja e çështjeve dypalëshe që nuk kanë të bëjnë me shekullin e 21-të, por janë të lidhura me diçka që ka ndodhur në mesjetë", nënvizoi kryeministri Mickoski.

Ai nuk deshi të komentojë deklaratën e djeshme të euroambasadorit Rokas se ka një aktivitet të fuqishëm diplomatik për të zhbllokuar anëtarësimin e vendit në BE. Shkurtimisht u përgjigj se një zhbllokim i mundshëm mund të ndodhë pasnesër dhe se kjo nuk varet nga ne, por nga faktorë të tjerë, ndërsa gazetarët për sqarime të mëtutjeshme i udhëzoi që të kontaktojnë euroambasadorin. rq/bsh/

Foto/video: Qeveria

Фото/видео: Влада

Фото: МИА

QËNDRONI TË LIDHUR