• e premte, 05 dhjetor 2025

Mickoski: VMRO-DPMNE do të mbështesë një njësi zgjedhore me të drejtë vote edhe për diasporën

Mickoski: VMRO-DPMNE do të mbështesë një njësi zgjedhore me të drejtë vote edhe për diasporën

Shkup, 2 qershor 2025 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski sot në një deklaratë për mediat për propozimin e PLD-së tha se grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së do ta mbështesë propozimin për një njësi zgjedhore me të drejtë të votojë edhe diaspora.

"Të shoh ligjin. Ndryshe, nëse e harojmë në parim një njësi zgjedhore, unë atë e thashë edhe në Kuvend, sepse ishte parashtruar pyetja parlamentare se ne me Ligjin për vetëqeverisje lokale injorojmë diasporën etj. Unë kam dhënë një propozim të kemi një njësi zgjedhore me mundësi të votojë edhe diaspora atje ku ligjet dhe Kushtetura e vendeve lejojnë kjo të jetë edhe jashtë përfaqësive diplomatike-konsullore. Unë e thashë atë. Aty ku nuk lejohet në kuadër të përfaqësive diplomatike dhe konsullore, më kujtohet se ka qenë edhe një temë e dialogut partiak para disa vitesh, por fatkeqësisht nuk u bë e mundur atëherë sepse nuk ishim të përgatitur. Por në parim, si VMRO-DPMNE, thashë dhe do ta përsëris këtu, deputetët e grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, ne do të mbështesim një njësi zgjedhore në të cilën do të ketë të drejtë vote edhe diaspora, sepse është trajtuar në atë mënyrë që ne si Qeveri po kontestojmë një të drejtë të caktuar, e kjo ishte e drejta e diasporës për të votuar. Kjo ishte përgjigja ime, më saktë", tha Mickoski para fillimit të akademisë solemne me rastin e 80 vjetorit të ekzistimit të Entit Shtetëror për Statistikë.

Ai thekson se nuk sheh arsye pse kjo të mos ndodh deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare nëse bëhen përgatitje të përfaqësive konsullore diplomatike.

"Tani ndoshta zgjedhjet e ardhshme lokale do të përfundojnë me rregull, por kemi edhe disa vite deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, kështu që nëse i kryejmë punët me kohë, mund t'i përgatisim misionet diplomatike dhe konsullore etj. Nuk shoh arsye pse kjo të mos ndodhë", tha Mickoski.

I pyetur nëse për këtë ide ka konsensus, kryeministri tha se nuk ka debat politik që të kërkohet kompromis dhe konsensus.

"Unë nuk e kam filluar axhendën politike që të kërkoj konsensus në këtë temë, sepse siç e parashtroi pyetjen kolegu juaj, është propozim i një partie tjetër politike. Unë qëndrimin tim e kam thënë si përgjigje e pyetjes nga ana e deputetit dhe kaq. Deri tani nuk jemi ulur për të biseduar me askënd në lidhje me këtë temë. Ndryshe nuk kemi debat politik, as ndonjë axhendë politike që të ulemi, të bisedojmë, të kërkojmë kompromis dhe konsensus", tha Mickoski.

СООПШТЕНИЕ - Либерално-демократската партија (ЛДП) во наредниот период ќе предложи измени на Законот за основно образование со цел вработување на образовните асистенти за децата со попреченос

Nga PLD njoftuan se sot do të dorëzojnë propozim për vendosjen e një njësie zgjedhore, në të cilën do të përfshihen edhe propozimet e dorëzuara për lista të pavarura. Lidhja demokratike, sërish, të premten njoftoi se gjatë javës në Kuvend do ta dorëzojë Propozim-ligjin për ndryshime të Kodit Zgjedhor, të cilin deputetët mund ta plotësojnë edhe me vërejtjet e OSBE dhe ODIHR. sa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR