• e premte, 30 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Mickoski: Shpresoj se procesi ynë i eurointegrimeve do të zhbllokohet me mbështetje të madhe nga Hungaria

Mickoski: Shpresoj se procesi ynë i eurointegrimeve do të zhbllokohet me mbështetje të madhe nga Hungaria

Budapest, 4 mars 2025 (MIA) - Qëllimi ynë strategjik si shtet të jemi pjesë e familjes evropiane, diçlka që e merituam shumë më parë, ishte, është dhe do të mbetet qëllimi ynë strategjik, por gjithashtu duhet të potencojmë se atë që qytetarët e Maqedonisë e dhanë për realizim të këtij qëllimi strategjikj, që për fat të keq nuk është zhvendosur nga pozita që ishte para 20 viteve, është me të vërtetë e çmueshme, përkatësisht është aq e madhe, që nuk mund të konstatohet, sepse para së gjithash flasim për procesin e bilateraëlizimit të negociatave, dhe jo evropianizim të negociatave, porositi sot kryeministri Hrisstian Mickoski nga Budapesti në konferencën e sotme për shtyp me kryeministrin hungarez, Viktor Orban.

Siç lajmëroi raportuesi i posaçëm i MIA-s nga Budapesti, Mickoksi shfaqi shpresë se ky proces përfundimisht do të zhbllokohet për vendin, me mbështetje të madhe nga Hungaria.

"Shpresoj se përfundimisht ky proces edhe për ne do të zhbllokohet me mbështetje të madhe nga Hungaria ynë mike dhe ne si shtet do të fillojmë tënegociojmë dhe jam i bindur se nëse kemi mundësi shumë shpejtë t'i fillojmë negociatat në bazë të kritereve të vërteta të Kopenhagës dhe do t'i përfundojmë dhe do të jemi pjesë e Evropës", theksoi kryeministri.

Përkujtoi se sot në Budapest u mbajt edhe mbledhja e dytë ndërqeveritare, pas asaj në Ohër në shtator vitin e kaluar dhe theksoi se edhe ministrat e prnaihsëm në nivel bilateral me kolegët e tyre janë dakorduar për thellim të bashkëpunimit, me ç'rast i ceki ministrat e Punëve të Brendshme dhe të Mbrojtjes të cilët biseduan për bahskëpunim të ardhshëm të mundur ushtarak në sferën e industrisë ushtarake dhe rrjetëzim dhe paraqitje në tregje të treta.

Theksoi se prej çdoherë e kemk pasur mbështetjen nga Qeveria hungareze, ndërsa tani ajo ka edhe dimension financiar, përmes krediës hungareze, mjete të cilat, siç tha, përdoren për ndërtim të rrugëve, bulevardeve, shkollave, kopshteve. Në mbledhjen ndërqeveritare, mes tjerash, u bë fjalë edhe për thellim të bashkëpunimit në pjesën e infrastrukturës.

Ai e falënderoi Orbanin për mbështetjen e deritnaishme. "Ai tregoi dhe dëshmoi shumë herë në të kaluarën se është njeri me integritet, se fjala e tij peshon ssa malet, për çka e ka respektim tim të madh si njeri dhe i cili me sjelljen e tij din tl inspirojë", tha Mickoski dhe e uroi për rezultatet e tij në fushën e ekonomisë, invetime dhe në pjesën e investimeve kapitale në Hungari.

Mickoski theksoi se Orban e ka udhëhequr Hungarinë nëpër procese turbulente, çdoherë duke u kujdesur për mbrojtjen e interesave nacionale dhe shtetërore. "Vetëm do të përkujtoj edhe  njëherë për qëndrimin e tij të fuqishëm për mbrojtje të kufijve evropianë nga emigrantët ilegal, diçka për të cilën së bahskëpunojmë", tha ai.

Përmendi se së bashku do të nxiin që Evropa të marrë rol më intensiv në procesin e arritjes së paqes së qëndrueshme dhe të përhershsme në Ukrainë përmes partneritetit dhe aleancës me SHBA-nël, diçlka që është edhe në dobi të miqve ukrainas, por edhe vetë Evropës.

Mickoski shtoi se janë të fokusuar në obligimin e tyre për ta përmirësuar jetën e qytetarëve dhe i përmendi të dhënat e publikuara sot për rritjen eBPV-së për tremujorin e katërt, i cili është 3,2 për qind, që krahasuar me tre për qind nga tremujori paraprak, siç tha, bën që rritja vjetore e BPV-së të jetë 2,8 për qind.

"Ky është inspirim shtesë së bahsku me miqtë tanë vëllazëror, popuj, të punojmë së bashkzu në fushën e ekonomisë, të punojmë së bashku në drejti  të përmirësimit të jetës së qytetarëve tanë", tha ai, duke shtuar se qëllimi i tyre është i qartë - një Maqedoni e fuqishme, stabile dhe prosperuese në BE. ab/

Foto: Qeveria e RMV-së

QËNDRONI TË LIDHUR