• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mickoski pret pensioni i shtatorit të rritet për 2.500 denarë, harmonizimi i pensioneve do të jetë linear

Mickoski pret pensioni i shtatorit të rritet për 2.500 denarë, harmonizimi i pensioneve do të jetë linear

Makedonska Kamenicë, 28 gusht 2024 (MIA) - Ndryshimet në Ligjin për sigurim pensional dhe invalidor kaluan në mbledhjen e djehsme të Qeverisë, kështu që harmonizimi i pensioneve do të jetë linear, nuk do të jetë në mënyrë procentuale si deri më tani, deklaroi sot kryeministri Hristian Mickoski.

Ai pret së shpejti të fillojë të funksionojë Parlamenti, të kalojë ky Ligj dhe, siç tha, pensioni i shtatorit të jetë në llogarinë e pensionsitëve, i rritur për 2.500 denarë.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, kryeministri sqaroi se së pari nga shtatori i këtij viti do të ketë rritje prej 2.500 denarë e më pas mga marsi 2025 edhe 2.500 denarë.

"Ne premtuam se në vitin e parë pensionet në mënyrë lineare do të rriten për 5.000 denarë. Këtë do ta bëjmë shumë më shpejtë, përkatësisht në nëntë muajt e parë. Do të shohim më tutje pfarë do të jenë situatat me buxhetin", theksoi Mickoski. Shtoi se më tutje mund të ketë befasi të këndshme për pensionistët, për punëtorët etj. ab/

Foto: МIА arkivi

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR