• e premte, 05 korrik 2024

Mickoski paralajmëroi investim të ri me të cilin do të punësohen mbi 110 qytetarë

Mickoski paralajmëroi investim të ri me të cilin do të punësohen mbi 110 qytetarë

 Shkup, 5 korrik 2024 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski sot përmes rrjetit social "Fejsbuk" ka paralajmëruar një investim gjermano-belg.

 Bëhet fjalë për kompaninë gjermane EPSOTEH e cila në partneritet me AIM-in belg  do të investojë në ndërtimin e një uzine të re prodhuese në vend, për të cilën do të investohen 20 milionë euro.

 "Objekti do të jetë në Komunën e Petrovecit, jashtë zonave zhvillimore teknologjike dhe në të do të prodhohen elementë nga industria automobilistike, hekurudhore dhe shëndetësore. Me aktivitetet ndërtimore fillohet në fund të gushtit, ndërsa për një vit është planifikuar punësimi i më shumë se 110 bashkëqytetarëve tanë. Ajo që është e rëndësishme është se pjesë e investimit është edhe Qendra për Hulumtim dhe Zhvillim që  jep vlerë të madhe të shtuar dhe do të nënkuptojë angazhimin e punësimeve me një nivel të lartë profesional", ka shkruar Mickoski në Fejsbuk.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR