Marija Andonovska drejtoreshë e re e Institutit për shëndet publik
- Marija Andonovska është drejtoreshë e re e Institutit për Shëndet Publik, konfirmoi ajo për MIA-n.

Shkup, 5 korrik 2024 (MIA) - Marija Andonovska është drejtoreshë e re e Institutit për Shëndet Publik, konfirmoi ajo për MIA-n.
Ka lindur më 20 mars 1981. Ajo është Doktore e Shkencave, aktualisht punon në Fakultetin e Stomatologjisë dhe në Qendrën Klinike stomatologjike.
Ajo është ish-deputete nga radhët e VMRO-DPMNE-së, anëtare aktuale e Këshillit të Qytetit të Shkupit dhe koordinatore e grupit këshillues. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s