• e diel, 29 shtator 2024

Mickoski për vizitën në Bruksel: Përgatitëm dokument më cilësor për Planin e rritjes, do t'i mbrojmë edhe interesat kombëtare

Mickoski për vizitën në Bruksel: Përgatitëm dokument më cilësor për Planin e rritjes, do t'i mbrojmë edhe interesat kombëtare

Shkup, 18 shtator 2024 (MIA) – Kryeministri Hristian Mickoski në prag të vizitës në Bruksel theksoi se në rend dite do të jetë Plani i rritjes, ndërsa nëse flitet për procesin e integrimeve evropiane do t’i mbrojë interesat kombëtare maqedonase. Qëndrimi i Qeverisë për ndryshimet kushtetuese, siç tha, është i qartë dhe duam ta dini se nëse e fillojmë, siç na ishte premtuar në vitin 2018 për tre, katër, pesë vjet maksimum, do ta përfundojmë atë rrugë dhe do të jemi anëtare e BE-së.

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, Mickoski tha se Plani i rritjes është dorëzuar në Komisionin Evropian dhe në Shkup dhe në Bruksel nga ana e Qeverisë së Maqedonisë e cila potencoi se ka përgatitur dokument fantastik.

“Dokumenti i parë dhe më cilësor, i cili ishte i bllokuar për shumë muaj. Me formimin e Qeverisë këtë e kemi dorëzuar në zyrën e Komisionit Evropian këtu në Shkup, e më pas ai të mbërrijë në Bruksel. Ky është qëllimi i vizitës sime dhe drekës së punës me kryetaren e re të Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen”, tha Mickoski.

Nëse flitet për procesin e integrimeve evropiane, siç tha, kuptohet ai është që duhet t’i mbrojë interesat kombëtare maqedonase, siç ishte edhe në të kaluarën, kur ishte në opozitë, ashtu edhe tani si Qeveri. 

“Tani kemi edhe më shumë argumente. Duam të paraqesim argumentet, duam të përcjellim zhgënjimin që ndjejnë qytetarët maqedonas, sepse është i madh, i madh do të thoja, sepse më shumë se dy dekada e gjysmë pasi filluam rrugën tonë drejt Bashkimit Evropian, më shumë se një një dekadë e gjysmë pasi morëm zyrtarisht Raportin e parë pozitiv nga Komisioni Evropian për fillimin e këtyre negociatave. Nuk jemi në gjendje të fillojmë jo sepse nuk respektojmë kriteret e Kopenhagës, jo sepse jemi dashamirës të vlerave evropiane, por sepse ka pengesa të imponuara artificialisht, të cilat asnjë komb, asnjë vend nuk i ka pasur, siç i kemi ne”, tha Mickoski, duke porositur qytetarët maqedonas të jenë të sigurt se do të luftojnë për interesat kombëtare maqedonase.

Në pyetjen e gazetarëve nëse qëndrimin që e ka, rreth ndryshimeve kushtetuese ,e veprim të shtyrë mund të jetë pjesë edhe e bisedimeve në Bruksel, Mickoski me përgjigje se nuk do të dëshironte të komentonte, por se janë të qarta qëndrimet e Qeverisë për këtë çështje. 

“Nuk dua të komentoj, qëndrimi i VMRO DPMNE-së, qëndrimi i Qeverisë është i qartë. Qëndrimi im është i qartë. Mjaft me disfata, mjaft me politika dhe diplomaci me shtyllë të përkulur dhe puthje këpucësh. Tani kemi politikën dhe diplomacinë, e cila bazohet në rrugë dykahëshe. Unë dua që ne të flasim për vlerat, për respektimin e të drejtave të njeriut dhe të dimë se nëse e nisim, siç na premtuan në atë vit 2018, maksimum për tre, katër, pesë vjet, do ta përfundojmë atë rrugë dhe do të jemi anëtarë të Bashkimit Evropian, deklaroi Mickoski.

Gjithçka tjetër, shtoi ai, janë histori dhe kurthe në të cilat unë si qeveri dhe as si person nuk kam ndërmend të biem.

Mickoski mori pjesë në shënimin e fillimit të rindërtimit të SHF “Bllazhe Koneski” në Komunën Aerodrom. fc/

Fotografia: MIA 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR