Mickoski për vizitë në vendkalimin kufitar Bllacë – fillon me punë sistemi "One Stop Shop"
- Kryeministri Hristijan Mickoski, së bashku me homologun e tij kosovar, Albin Kurti, sot do ta vizitojnë vendkalimin kufitar Bllacë, kumtuan nga shërbimi për shtyp i qeverisë.

Shkup, 12 prill 2025 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski, së bashku me homologun e tij kosovar, Albin Kurti, sot do ta vizitojnë vendkalimin kufitar Bllacë, kumtuan nga shërbimi për shtyp i qeverisë.
Siç theksohet në kumtesë, vizita e sotme është me rastin e fillimit të punës në pikën e përbashkët kufitare me Kosovën, Bllacë e Poshtme – Hani i Elezit, si pjesë e projektit “One Stop Shop”.
"Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, së bashku me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, do të marrin pjesë në projektin për kontrollin e përbashkët kufitar “One Stop Shop” në pikën e përbashkët kufitare Bllacë e Poshtme– Hani i Elezit. Është paraparë deklaratë për media të japë kryeministri Mickoski, theksohet në kumtesën e qeverisë. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s