Kuvendi e kufizoi zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të ekspertëve në MAPAS në dy mandate
- Kuvendi sot në suaza të mbledhjes së 52-të e miratoi Propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për sigurim të financuar kapital, pensional, me procedurë të shkurtuar. Mes tjerash, me këto ndryshime rregullohet zgjedhja e anëtarëve në Këshillin e ekspertëve në Agjencinë për supervizion të sigurimit të financuar kapital pensional.
- Post By Arta Bunjaku
- 15:50, 30 maj, 2025
Shkup, 30 maj 2025 (MIA) - Kuvendi sot në suaza të mbledhjes së 52-të e miratoi Propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për sigurim të financuar kapital, pensional, me procedurë të shkurtuar. Mes tjerash, me këto ndryshime rregullohet zgjedhja e anëtarëve në Këshillin e ekspertëve në Agjencinë për supervizion të sigurimit të financuar kapital pensional.
"Kryetari dhe katër anëtarë të Këshillit të ekspertëve të Agjencisë i emëron dhe shkarkon Kuvendi i RMV-së me propozim të Qeverisë së RMV-së. Duke pasur parasysh se mandati i anëtarëve të Këshillit të ekspertëve është pesë vite, me mundësi të rizgjedhjes, u paraqit nevoja për saktësim të kësaj dispozite në kuptimin se mandati i kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit të ekspertëve është pesë vite dhe anjëri anëtar nuk mund të jetë nëa të funksion më shumë se dy mandate të njëpasnjëshme", qëndron në arsyetimin e ligjit.
Ndaj miratimit të këtyre ndryshimeve reagoi deputetja nga LSDM, Jovanka Trençevska, e cila theksoi se në këtë mënyrë mundësohet veprim retroaktiv dhe çrregullohet siguria juridike.
Shtoi se me këtë bëhet shkelje e rëndë e Kushtetutës, përkatësisht neni i tij 52 paragrafi 4, në të cilin thuhet se ligjet dhe rregulalt e tjera nuk mund të kenë veprim kthyes, nëse kjo nuk është e përshtatshme. Me këtë, theksoi Trençevska, krijohet validitet kthyes me veprim të pavolitshëm dhe kjo krijon pasiguri juridike.
Ndaj kësaj reagoi deputeti nga VMRO-DPMNE, Bojan Stojanovski i cili theksoi se nenet të cilat i citoi Trençevska, ose nuk i ka kuptuar, ose i është kurdisur ndonjë vendim ligjor i cili nuk është i njejtë me atë që sot ndodhet në rend dite të mbledhjes, apo ndërkaq, siç tha, në rastin më të keq dëshiron të insinuojë.
Në rend dite të kësaj mbledhje janë edhe Propozim ligji i plotësuar për dnryshim dhe plotësim të Ligjit për vetëqeverisje lokale, në lexim të dytë, si dhe Propozim ligji për dnryshim të Ligjit për kulturën, në procedurë të shkurtuar, por vazhdimi i kësaj mbledhje do të caktohet plotësisht.
Pas ndërprerjes së mbledhjes së 52-të Kuvendi e vazhdoi mbledhjen e 41-të, në kuadër të së cilës i ratifikoi Protokollin për ndryshim dhe plotësim të Konventës për veprat penale dhe disa akte të tjera të kryera në mjete fluturimi, Protokollin për plotësim të Konventës për asgjësim të grabitjes së paligjshme të aeroplanëve, si dhe Propozim ligjin për ratifikim të Konventës për parandalim të veprimeve të paligjshme lidhur me aviacionin ndërkombëtar civil.
Edhe në këtë mbledhje pati disa pika në rendin e ditës, por edhe vazhdimi i saj do të caktohet plotësisht. ab/
foto: Printskrin