• e premte, 05 dhjetor 2025

A do të jetë garancë e mjaftueshme deklarata në PE për zhbllokim të procesit eurointegrues, pyet Filipçe

A do të jetë garancë e mjaftueshme deklarata në PE për zhbllokim të procesit eurointegrues, pyet Filipçe

Shkup, 30 maj 2025 (MIA) - Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe sot deklaroi se ka kërkuar mbështetje nga sekretari i Partisë së socialistëve evropianë (PSE) për rezolutën për identitetin dhe gjuhën maqedonase, për çka javën e ardhshme do të diskutohet në Parlamentin evropian. Në prononcimin e sotëm ai e hapë dilemën nëse kjo deklaratë do të jetë garancë e mjaftueshme që qeveria ta zhbllokojë procesin eurointegrues.

"Unë tashmë dje fola me sekretarin e Partisë së socilistëve evropianë (PSE), në familjen e së cilës bëjmë pjesë - zotëri Xhakomo Filibek, në raport me koordinimet. Sot i vazhdojmë bisedimet, të shohim cilat janë ata hapa konkret që duhet t'i bëjmë, të bisedojmë me eurodeputetët të cilët i takojnë familjes sonë të demorkatëve dhe socialistëve", tha Filipçe.

Thirrje për mbështetje dhe lobim për këtë deklaratë dërgoi kryeministri Hristian Mickoski, pas çka Filipçe bisedoi me sekretarin e PSE-së, por megjithatë pyet nëse ajo do të jetë formë e mjaftueshme për garancë që kryeminsitri të fillojë procesin e ndryshimeve kushtetuese.

"Cili është qëllimi i kësaj deklarate dhe nëse përfundimisht nëse pranohet, do të jetë diçka që për kryesminitrin do të jetë formë e mjaftueshme e garancës për të filluar procesi i ndryshimeve kushtetuese? Për shkak të përshtypjes se qeveria çdoherë ka disa parime dhe linja të kuqe, megjithatë, nëse ato nbuk vlejnë, kanë edhe të tjera. Në fillim ishte prolonguar veprimi i ndryshimeve kushtetuese, më pas ishin aktvendimet në Strasburg, ja tani - deklarata në Parlamentin evropian. Do të thotë, pyetja kyçe është  -cila është forma e mjaftueshme?", tha Filipçe.

Theksoi se qeveria e LSDM-së ka bërë mjaftuehsëm për t'u mbrojtur gjuha dhe identiteti i popullit maqedonas, ndërkaq dëshmi për atë është se gjuha maqedonase është pranuar zyrtarisht në BE, pa kurfarë ylli apo fusnote dhe tashmë ka marrëveshje të parë zyrtare në gjuhë të pastër maqedonase - marrëveshja e Fronteksit.

"Por, ja, do të jemi absolutisht konstruktivë, sepse konsiderojmë se është mirë dhe e drejtë, për arsye se përfundimisht duhet ta zhbllokojmë procesin e bllokuar", tha Filipçe. ab/

Foto: МIА arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR