Ndryshimet kushtetuese në fokus të takimit të ambasadorit francez me anëtarët e Komisionit kuvendor për politikë të jashtme
- Komisioni kuvendor për politikë të jashtme dhe tregti të jashtme sot realizoi takim me Kristof le Rigoler, ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Francës në vendin tonë.
- Post By Arta Bunjaku
- 16:28, 30 maj, 2025
Shkup, 30 maj 2025 (MIA) - Komisioni kuvendor për politikë të jashtme dhe tregti të jashtme sot realizoi takim me Kristof le Rigoler, ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Francës në vendin tonë.
Kryetari i Komisionit, Musa Xhaferi e përshëndeti takimin e parë të Komisionit me ambasadorin Le Rigoler. me atë rast e potencoi kontributin e Francës që nga pavarësimi i vendit deri më sot, përfshirë badenterin dhe kornizën për zgjidhje të kontestit me Bullgarinë.
Siç informojnë nga shërbimi i Kuvendit për shtyp, mu çështja bilaterale me fqinjin lindpr, përkatësisht ndryshimet kushtetuese, ishin në fokus të bisedimeve, si kusht për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE. Në atë drejtim, u kërkua ndërmjetësimi i Francës për lehtësim të komunikimit dhe zhbllokim përfundimtar të relacioneve Shkup - Sofje. Siç potencoi Xhaferi, zgjidhja e vetme për vendin është integrimi në BE, nuk ekziston alternativë tjetër sepse i takojmë Evropës dhe jemi anëtare e NATO-s.

Ambasadori francez theksoi se zgjerimi është temë e komplikuar, por ekziston dritare e hapur dhe Ballkani Perëndimor duhet ta shfrytëzojë momentin.
"Procesi eurointegrues është i gjatë, me etapa të ndryshme, sepse garanca absolute nuk mund të ketë, ndërkaq në fund duhet të pasojë edhe ratifikimi nga të gjitha vendet anëtare të BE-së. Garanca më e mirë është dy vendet të mund të dakordohen me ndihmën e shteteve dhe institucioneve tët jera. Franca, si edhe vendet e tjera anëtare, është e disponuar të ndihmojë dhe të japë angazhimin e vet politik për lehtësim të negociatave. Megjithatë, duhet të ekzistojë marrëveshje politike për zhbollik, ndërkaq për atë nevojitet vullnet i mirë dhe rrezik i vogël politik nga të dyja anët", theksoi ambasadori francez.
Në atë drejtim, i udhëzoi edhe deputetët nag të dy vendet për takime dhe bisedime të ndërsjellta të kontribuojnë drejt kthimit të besimit. Ndërkohë, theksoi Le Rigoler, vendi duhet të vazhdojë me zbatimin e agjendës reformuese.
Në diskutim u kyçën edhe anëtarët e Komisionit - Ivanka Vasilevska dhe Rexhep Ismaili, si dhe zëvendës-anëtarja dhe nënkryetare e Kuvendit, Vesna Bendevska.

Vasilevska i ceki angazhimet për zhbllokim të procesit me çështjen bilaterale dhe besimin se kriteret e Kpenhagës do të jenë prioritare për integrimin e Ballkanit Perëndimor, sepse precedentë të këtillë me kontestet bilaterale do të reflektohen edhe në të ardhmen tek vende të tjera aspirante për në BE.
Bendevska përkujtoi se vendi shënon rekord në sallën pritëse të BE-së dhe si pasojë e kësaj është alarmues zhgënjimi i qytetarëve dhe shtetit. E përmendi Propozimin francez të vitit 2022 i cili nuk u mbështet nga qytetarët dhe ekzistimi i presionit asimetrik vetëm ndaj vendit tonë në kontestin bilateral me Bullgarinë. Edhe pse jemi vend i vogël, theksoi bendevska, megjithatë kemi histori të gjatë dhe vendin e kemi në BE. Theksoi se është absurde që ndodhemi në një kontest bilateral i cili po tregohet si më i madh nga përmbushja e kritereve të Kopenhagës.
Deputeti Rexhep Ismaili e ceki qëndrimin se vullneti i BE-së për t'i pranuar vendet e Rajonit, tregohet si nevojë gjeostrategjike për Ballkanin Perëndimor. Theksoi se opinioni në vend nuk ka pasqyrë të qartë për beneiftet nga BE-ja dhe dyshimi po rritet tek populli.
Në fund të takimit, ambasadori shfaqi vetëdijesim për euroskepticizmin dhe revoltën nga pritja e gjatë para dyerve të BE-së, por theksoi se duhet të shihen përfitimet e mëdha nga anëtarësimi në familjen evropiane. Vendin tonë e konsideron si shembull në rajon dhe Evropë si demokraci multietnike, dhe si e tillë duhet të përfshihet në bashkimin e familjes evropiane me Ballkanin Perëndimor. ab/
Foto: Kuvendi