• e premte, 05 dhjetor 2025

Janev për mbeturinat që Komuna e Çairit i hodhi para qytetit të Shkupit: Çdo veprim i kundërligjshëm në juridiksionin e policisë do të ndiqet penalisht

Janev për mbeturinat që Komuna e Çairit i hodhi para qytetit të Shkupit: Çdo veprim i kundërligjshëm në juridiksionin e policisë do të ndiqet penalisht

Shkup, 30 maj 2025 (MIA) - Nëpunësit policorë veprojnë në përputhje me ligjin. Çdo veprim i kundërligjshëm që është në kompetencën dhe juridiksionin e policisë do të ndiqet penalisht, tha sot drejtori i Byrosë për Siguri Publike (BSP), Aleksandar Janev, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit lidhur me rastin e pardjeshëm, kur kryetari i Komunës së Çairit dhe njerëzit e komunës hodhën mbeturina para qytetit të Shkupit.

Lidhur me pretendimet për ndërtime pa leje në Çair, Janev theksoi se të gjitha pretendimet janë duke u kontrolluar, kudo.

Drejtori i Byrosë së Sigurisë Publike tha gjithashtu se ndonëse në shumë raste gishti drejtohet vetëm nga policia, jo gjithmonë ajo është përgjegjëse vetëm për parandalimin e disa fenomeneve, zbulimin e tyre apo marrjen e masave.

"Ju e dini se në një qytet të caktuar në Maqedoninë lindore, autoritetet lokale tashmë po ndërmarrin veprime për prishjen e objekteve pa leje. Ne si polici po punojmë intensivisht, ka statistika dhe ato statistika për ndërtimet pa leje mund të jenë publike. Çdo njësi organizative në kuadër të Ministrisë së Brendshme, si në të kaluarën ashtu edhe tani, ka raporte përkatëse për ndërtimet pa leje. A është e mjaftueshme, perceptimi i publikut mbetet për t'u parë. Besoni se po punojmë, por policia nuk është i vetmi organ në vend që duhet të kujdeset për sigurinë publike. Ka institucione të tjera, inspektorate të tjera që duhet të bëjnë punën e tyre, jemi të gjithë bashkë", ka theksuar Janev.

Nuk do të doja të hyj në detaje, as të ndikoj në procedurën. E di që ka një çështje në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, po punohet mbi të dhe ua lë shërbimeve ta përfundo

I pyetur për veprat penale që shpesh vijnë si urdhra nga burgjet, ai u përgjigj se ato mund të parandalohen vetëm nëse zyrtarët atje, në përputhje me detyrën e tyre, veprojnë sipas rregullave, procedurave dhe rregulloreve. Shteti, tha Janev, nuk duhet të bashkëpunojë me kriminelët.

"Ne do t'i parandalojmë këto veprime vetëm nëse kemi një qasje të ndershme, të sinqertë dhe me moton se nuk i detyrohemi askujt. Ashtu siç nuk duhet të ndodhin dukuri negative në terren, po ashtu edhe kolegët tanë të policisë së burgjeve duhet ta dinë qartë dhe me zë të lartë se mosveprime të caktuara kontribuojnë në implikimin e shumë veprimeve jashtë, në rrugë. Nëse nuk kemi korrupsion, askush nga burgjet nuk do të mund të menaxhojë. Nëse aty sundojnë ligjet siç mundohemi të sundojmë në rrugë, atëherë problemi nuk mund të kalohet nga burgu në terren, ndërkohë që të burgosurit kanë një alibi të mirë për veprimet që ndodhin në terren. Nëse ke ide, dëshirë dhe nëse je këmbëngulës, askush nuk mund të mbetet imun ndaj ligjit", theksoi drejtori.

Ai shtoi se suksesi mund të arrihet nëse policia punon së bashku me Prokurorinë.

"Sigurimi i provave kundër grupeve kriminale të profilit të lartë është shumë i vështirë, që kërkon shumë kohë, burime dhe energji," theksoi Janev, duke përsëritur se policia është një segment i ruajtjes së sigurisë publike. Të gjithë aktorët e tjerë në shtet kanë gjithashtu përgjegjësi për të respektuar ligjet. sa/

foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR