• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mickoski: Nuk kemi platformë kundër shqiptarëve, por platformë kundër përfituesve partiakë dhe kriminelëve

Mickoski: Nuk kemi platformë kundër shqiptarëve, por platformë kundër përfituesve partiakë dhe kriminelëve

Shkup, 28 nëntor 2024 (MIA) – BDI e ndryshon retorikën në militante me qëllim që të krijohen tensione etnike kur e humb pushtetin dhe sepse anëtarë të saj duhet të përgjigjen për krim, vlerëson kryeministri Hristian Mickoski duke u përgjigjur në pyetjen e deputetes së BDI-së Arbana Pasholli e cila akuzoi se Qeveria po zbaton “platformë kundër shqiptarëve”. 

Siç tha, “kjo nuk është platformë kundër shqiptarëve, kjo është platformë kundër përfituesve partiakë dhe kriminelëve”, pa dallim të përkatësisë së tyre etnike, nëse janë të dyshuar për krime të bëra. 

Mickoski e porositi Pashollin tua transmetojë bashkë partiakëve të saj të cilët, tha, duhej të ishin ulur afër saj, “se pjesa më e madhe e tyre dhe të afërmit e tyre kanë lidhje me dyshime të bazuara për keqpërdorime dhe krim të kryer të cilin e kanë kryer gjatë 20 e më shumë vjetëve në mënyrë aktive duke qenë në pushtet”. 

“Më vjen keq që duke përdorur flamurin evropian, përmes muskujve politikë, sollët ndryshime në Kodin Penal, prandaj shumica e atyre personave, të cilëve tani po ju drejtohem përmes jush, nuk do të mund të përgjigjen. Prandaj i sollët ato ndryshime në Kodin Penal për t'i mbrojtur ata persona nga mbajtja e përgjegjësisë. Tani ata fshihen pas vellos së krijimit të fërkimit etnik. Këtë nuk do ta lejojmë sepse jemi një qeveri e përgjegjshme që kujdeset për të gjithë qytetarët e gjithë territorit të Maqedonisë”, theksoi Mickoski.

I propozoi deputetes që të pyesë dikë nga Komiteti Ekzekutiv i BDI-së pse një pjesë e familjarëve të tyre, për të cilët tashmë ka parashtruar padi penale, nuk janë në vend dhe kanë ikur, dhe si “blihen qendra tregtare nga djem pa mjekër” në qendër të Shkupit, njëjtë si edhe “objekte afariste nga qindra metra katrorë nga familjarë të funksionarëve të lartë të BDI-së”, të cilët, tha, edhe me ndihmën e alkimisë nuk mundeshin as afërsisht të arrinin pasuri të tyre. I bëri thirrje deputetes që të shëtitën që t’i shohin “haciendat në të cilat jetojnë njerëz të cilët janë pjesë e strukturave të BDI-së, të afërm dhe familjarë të tyre”, dhe gjendjen e tyre pronësore ta krahasojnë me atë që e kanë poseduar para 20 viteve. 

“Papritmas kur nuk jemi në pushtet, kur nuk mund të luajmë futboll në zyra dhe nuk abuzojmë e përdorim dot burimet që paguajnë qytetarët, kur nuk mund të jetojmë mbi barrën e buxhetit, atëherë kalojmë tashmë në retorikë që është militante dhe ka qëllim për të krijuar fërkime, tensione etnike, sepse ju jeni të pafuqishëm për të tërhequr njerëz që t'ju bashkohen. Sepse shqiptarët janë shumë të zgjuar në Maqedoninë tonë dhe e dinë se çfarë keni bërë në 20 vitet e fundit dhe i shohin pallatet e bardha që janë ndërtuar brenda natës”, tha Mickoski me porosi për BDI-në që të riorganizohet, ristrukturohet dhe të krijojë një platformë të re.

Për akuzën e deputetes Pasholli se ne nismën e shqyrtimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve në Gjykatën Kushtetuese kontestohet gjuha shqipe, kryeministri u përgjigj se ata janë gjykatësit të propozuar pikërisht nga partia e saj dhe se “prokurorët dhe gjykatësit e njëjtë” të cilët për shkaqe dhe arsye të ndryshme nuk nënshkruajnë urdhër për bastisje ose arrestim të të dyshuarve për krim. 

“Të njëjtat ata janë sot në Gjykatën Kushtetuese që ju votuat dhe propozuat. Jo unë, as VMRO-DPMNE, ju bashkë me partnerët tuaj të koalicionit nga LSDM dhe partitë tjera politike që e kanë formuar atë shumicë. VMRO-DPMNE ishte kundër. Ju jeni të fuqishëm - që ata të kenë ankth, diarre dhe temperaturë brenda natës dhe të mos mund të nënshkruajnë një urdhër kërkimi, të arrestojnë një të dyshuar për krime dhe tani doni të thoni se ne, në koalicionin qeveritar, mund të bëjmë diçka. Jo, teza juaj është e gabuar”, tha Mickoski.

Deputetja Pasholli replikoi se është e dëshpëruar nga përgjigja e kryeministrit dhe vlerëson se e ka keqpërdoruar foltoren e kuvendit sepse vetëm dy minuta i ka kushtuar përgjigjes së pyetjes së saj, e cila, tha, është shumë e rëndësishme për shqiptarët. 

“Nuk e thatë qartë dhe me zë të lartë se nuk jeni kundër përdorimit të gjuhës shqipe... Nëse shantazhoni të drejtat e shqiptarëve me vepra dhe jo me fjalë, atëherë do të vini në rrezik të ardhmen e Maqedonisë së Veriut”, tha deputetja e BDI-së. fc/

Fotografia: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR