• e premte, 05 korrik 2024

Mickoski nga mbledhja e organeve më të larta partiake sonte pret vendim për pjesëmarrje në qeverinë teknike

Mickoski nga mbledhja e organeve më të larta partiake sonte pret vendim për pjesëmarrje në qeverinë teknike

 Shkup, 11 janar 2024 (MIA) -  Nga mbledhja e sontme të Komitetit Ekzekutiv dhe Qendror të VMRO-DPMNE-së, lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, pret që të merret vendim që partia të jetë pjesë e qeverisë teknike dhe paralajmëroi se   do të japë propozim dhe opsion për prolongimin e afatit për ndryshimin e dokumenteve personale.

 "Pres që fillimisht të merret vendim që VMRO - DPMNE të jetë pjesë e qeverisë teknike, sepse fillimisht duhet të marrim vendim nga organet më të larta të partisë nëse do të jemi pjesë e qeverisë teknike apo jo. Qëndrimi im është që VMRO-DPMNE duhet të jetë pjesë e qeverisë teknike dhe duhet të propozojë zgjidhje kadrovike", theksoi Mickoski.

 Ai nuk pret që në mbledhjen e sotnme të merret vendim për zgidhjet kadrovike.

"Kemi edhe dy javë nga sot dhe më tej  do ta analizojmë gjendjen asnjë emër nuk është përjashtuar, do të shohim periudhën që vijon, do të kemi konsultime të brendshme, do të marrim vendim se cilët janë ata njerëz që do të kujdesen për procesin, kush çfarë ndjek, ndërsa kjo është fitorja e madhe e VMRO-DPMNE-së në zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare. Është detyrë themelore e ministrave teknikë, të cilët do të jenë edhe zëvendës  të propozuar nga VMRO-DPMNE, ta mbrojnë vullnetin e popullit dhe fitoren që populli të fitojë qeveri që meriton", tha Mickoski. 

Për problemin me nxjerrjen e dokumenteve personale, Mickoski theksoi se do të kërkojë mbështetje nga Komiteti Ekzekutiv dhe Qendror i VMRO-DPMNE-së për dorëzimin e parashtresës në Gjykatën Kushtetuese për vendosjen e masës së përkohshme të Ligjit nga viti 2021 për dokumentet e udhëtimit dhe pasaportat.

"Kemi dy opsione, njëri opsion është që në Parlament të miratohet ligj me të cilin afati do të vazhdohet  dhe ky është një nga opsionet. Dhe opsioni i dytë në të cilin punon VMRO-DPMNE dhe për të cilin sot do të kërkoj mbështetjen e Komitetit Ekzekutiv dhe Qendror është që të paraqesë parashtresë në Gjykatën Kushtetuese si gjykatë që kujdeset për Kushtetutën, e cila është mbi të gjitha ligjet të vendoset masë e përkohshme të Ligjit nga  viti 2021 të jetë jashtë fuqisë deri në vendimin e ardhshëm nëse ai është kushtetues apo jo, ndërsa ka të bëjë me dokumentet e udhëtimit apo pasaportave", theksoi ai dhe shtoi se Gjykata Kushtetuese që javën e ardhshme të veprojë dhe ta miratojë atë masë të përkohshme.

 Mickoski deklaroi se letërnjoftimet edhe pas 12 shkurtit janë të vlefshme dhe valide në qarkullimin e brendshëm.

 Kryeministri Dimitar Kovaçevski paralajmëroi  se pas festave do të mbajë takim me Hristijan Mickoskin, për të cilin Mickoski thotë se nuk ka asnjë paralajmërim apo ndonjë informacion tjetër për atë takim.

 Foto: VMRO-DPMNE

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR