Mickoski në mbështetje të “branitellave”, me "VLEN"-in nuk kanë biseduar për ligjin
- Kryeministri Hristian Mickoski sot përsëriti mbështetjen për "branitellat" dhe tha se kryetarja e Komisionit parlamentar për politikë sociale, demografi dhe rini, Ilire Dauti duhet ta vendosë në rend dite propozim ligjin.
- Post By Fami Bajrami
- 12:58, 16 shtator, 2024
Shkup, 16 shtator 2024 (MIA) - Kryeministri Hristian Mickoski sot përsëriti mbështetjen për "branitellat" dhe tha se kryetarja e Komisionit parlamentar për politikë sociale, demografi dhe rini, Ilire Dauti duhet ta vendosë në rend dite propozim ligjin.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve nëse ligji për "branitellat" do të vendoset në seancë të Komisionit për punë dhe politikë sociale, iu tha që përgjigje të kërkohet nga kryetarja së Komisionit, Ilire Dauti, deputete e opozitës së Frontit Evropian.
"Për atë do ta pyesni Ilire Dautin. Duhet ta vendos ajo", tha Mickoski.
Për mbështetje të ligjit, siç deklaroi ai, nuk ka diskutuar me partnerët e koalicionit "VLEN".
"Nuk kemi diskutuar për atë temë, shumë qartë e kemi kumtuar qëndrimin tonë në të kaluarën. 'Branitellat' e kanë pasur, e kanë dhe do ta kenë mbështetjen time", deklaroi Mickoski.
Ligji për "branitellat" me propozim të deputetes së LSDM-së Sllavjanka Petrovska mori mbështetje që të miratohet pas procedurës së shkurtuar në kuadër të seancës së 14-të të Kuvendit. rq/
Foto: arkivi i MIA-s