Qeveria i miratoi Propozim-ndryshimet e Ligjit për media
- - Qeveria, në seancën e saj të 57-të të sotme, miratoi propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për media me të cilat pritet të fuqizohet konkurrenca në hapësirën mediatike dhe të vendosen mediat onllajn në kornizë ligjore.
- Post By Fitore Curri
- 18:35, 11 mars, 2025

Shkup, 11 mars 2025 (MIA) - Qeveria, në seancën e saj të 57-të të sotme, miratoi propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për media me të cilat pritet të fuqizohet konkurrenca në hapësirën mediatike dhe të vendosen mediat onllajn në kornizë ligjore.
"Duke pasur parasysh faktin se rezultatet e hulumtimeve të fundit tregojnë se mbi 70 për qind e publikut informohet në internet, duke bërë që mediat onllajn të bëhen një faktor i rëndësishëm në hapësirën mediatike, u shfaq nevoja për përfshirjen e tyre në Ligjin për media. Kjo do të kontribuojë gjithashtu në stimulimin më intensiv të vetërregullimit si një segment i rëndësishëm për punën profesionale të gazetarëve dhe forcimin e konkurrencës në hapësirën mediatike", bëhet e ditur në kumtesën e Qeverisë.
Propozim-ndryshimet duhet të dërgohen në miratim në Kuvend. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s