• e diel, 22 shtator 2024

Mickoski merr pjesë në Samitin e Komunitetit politik evropian në vendlindjen e Çerçill Uinstonit

Mickoski merr pjesë në Samitin e Komunitetit politik evropian në vendlindjen e Çerçill Uinstonit

Bruksel, 18 korrik 2024 (MIA) - Delegacioni qeveritar i kryesuar nga kryeministri Hristian Mickoski sot do të marrë pjesë në takimin e katërt të shefave të shteteve apo qeverive të anëtareve të Komunitetit politik evropian, që do të mbahet në kështjellën Blenhajm në afërsi të qytetit britanik Vudstok në qarkun Oksford.

Në përbërje të delegacionit të Maqedonisë së Veriut që do të marrë pjesë në Samit janë edhe zëvendëskryeministri Izet Mexhiti dhe ministrja e Energjetikës, Xehtarisë dhe Lëndëve të para minerale, Sanja Bozhinovska.

Siç paralajmëroi Mickoksi në Fejsbuk, në Samit do të flasë për "sfidat që pasojnë në pjesën e energjetikës dhe ekonomisë nga aspekti i ndërlidhjes rajonale për shtetet ballkanike".

Sipas paralajmërimeve, në takim 47 liderët evropian do të bisedojnë për mbështetjen e vazhdueshme për Ukrianën, si dhe për sfidat e përbashkëta me të cilat përballet Evropa, lidhur me energjinë, ndërlidhjen, sigurinë, mbrojtjen e demokracisë dhe emigracionin.

Krahas Mickoskit dhe nikoqirit të Samitit, kryeministrit britnaik, Kir Starmer, në tkaim është paralajmëruar pjesëmarrja edhe e liderëve të 27 vendeve anëtare të BE-së, të pesë vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor - Shqipërisë, BeH-së, Kosovës, Serbisë dhe Malit të Zi, të katër Nëtreve të Aociacionit evropian për tregi të lirë (EFTA) - Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Zvicra, tre shteteve nga rjaoni i Kaukazit Jugor - Azerbajxhani, Armenia dhe Gjeorgjia, i dhe Andorra, Moldavia, Monako, San Marino, Turqia dhe Ukraina. Në tkaim do të marrin pjesë edhe kryetari i Këshillit të Evropës, SHarl Mishel, sekretari i përjgithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, përfaqësue stë Organizatës për siguri dhe bashkëpunim në Evropë (OBE), si dhe të kryesueses së Kabinetit opozitar tranzitor të Bjellorusisë, Svjetllana Cihanuskaja.

Në kuadër të Samitit do të mbahen edhe dy tryeza të rrumbiullakëta kushtuar mbrojtjes dhe mbrojtjes së demokracisë. Konkludimet nga debatet e këtyre tryezave do të prezantohen në mbledhjen përfundimtare plenare të Samitit.

Me tryezën e rrumbullakët kushtuar sfidave për dmeokracinë ku do të debatohet për mënyrat për përballje me kërcënimet e kahëzuara drejt demokracive evropiane, përfshirë edhe përhapjen e dezinformatave dhe manipulimeve me informata të huaja, do të kryesojnë Mishel dhe presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq.

Pas përfundimit të pjesës punuese të Samitit, është paraparë liderët pjesëmarrës në tubim të marrin pjesë në pritjen tek mbreti britanik, Çarllsi i Tretë.

Në margjina të Samitit janë paraparë edhe disa takime bilaterale të pjesëmarrësve.

Komuniteti politik eropian u inicua nga presidenti francez, Emanuel Makron gjatë kryesimit të Francës e BE-në si platformë për nxitje të dialogut politik dhe bashkëpunim për zgjidhje të çëshstjeve të interesit të përbashkët dhe për përforcim të sigurisë, stabilitetit dhe properitetit të kontinentit evropian.

Vendimi për themelim të Komunitetit politik evropian u soll në mbledhjen e Këshillit të Evropës në qershor të vitit 2022. Qëllimi i Komunitetit është koordinimi politik dhe kjo nuk paraqet zëvendësim të asnjë organizate, strukture apo procesi ekzistues.

Samiti i ardhshëm i Komunitetit politik evropian është paraparë të mbahet më 7 nëntor të këtij viti në Budapest.

Përndryshe, kështjella Blenhajm, e cila është shpallur trashëgimi kulturore britanike e UNESKO-s, është vendlindja e ish-kryeministrit britanik, Uinston Çerçill. ab/

Foto: Internet/Gejl Frederik 

QËNDRONI TË LIDHUR