• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mucunski në sesionin e 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të KB-së

Mucunski në sesionin e 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të KB-së

Shkup, 22 shtator 2024 (MIA) – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të jetë pjesë e delegacionit shtetëror të Maqedonisë së Veriut në Asamblenë e 79-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, i kryesuar nga presidentja Gordana Siljanovska Davkova. 

Përveç pjesëmarrjes në delegacionin e Maqedonisë së Veriut, Mucunksi, siç paralajmërojnë nga ministria, do të ketë takime të rëndësishme me vendet nga A5, vendet anëtare të PBEJ, Treshes OSBE, dhe do të realizojë takime dypalëshe me ministra të punëve të jashtme të më shumë vendeve. Gjithashtu, ai do të mbajë takime biznesi lidhur me tregtinë e jashtme dhe investime të huaja. 

Është planifikuar që ai të ketë fjalim në “Dialogun interaktiv 2” në temën “Fuqizimi i multilateralizmit për paqe dhe siguri ndërkombëtare”, që është ngjarje kyçe për lidhje të serishme të unitetit global sipas Konventës së KB-së.

Gjithashtu, Mucunski do të marrë pjesë edhe në takimin e dytë të ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve nga G20, si dhe në debatin e hapur në nivel të lartë të Këshillit të Sigurisë së KB-së në temë: “Lidership për paqe: Të bashkuar në respektimin e Konventës së OKB-së në kërkim të së ardhmes së sigurt”.

Në kuadër të aktiviteteve të planifikuara, ministri do të marrë pjesë edhe në Takimin e Ministrave të Grupit të Miqve të Ballkanit Perëndimor dhe në Drekën me ministrat e Nismës së Evropës Qendrore. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR