Mickoski: Le të respektojmë Marrëveshjen me Bullgarinë në të cilën nuk thuhet se duhet të ketë ndryshime kushtetuese
- Gjithnjë e më i madh është numri i diplomatëve në Evropë dhe botë të cilët shohin me simpati në argumentet tona, në pozitën tonë dhe në zgjidhjen e mundshme që ne e propozojmë. Veprojmë me fakte dhe mbrojmë interesat. Çështja është se çfarë vullneti ka, për të gjetur një zgjidhje apo jo. Pse nuk duhet të respektojmë Marrëveshjen e Fqinjësisë së Mirë? Jo protokolli, jo propozimi, por Marrëveshja. Marrëveshja me Bullgarinë nuk thotë se duhet të ketë ndryshime kushtetuese. Pra, atëherë, le ta respektojmë, ne e kërkojmë, ta respektojmë Marrëveshjen, a është Marrëveshje apo jo? Ta respektojmë", tha sonte kryeministri Hristijan Mickoski.
- Post By Sara Ademi
- 20:22, 17 tetor, 2024
Shkup, 17 tetor 2024 (MIA) - Gjithnjë e më i madh është numri i diplomatëve në Evropë dhe botë të cilët shohin me simpati në argumentet tona, në pozitën tonë dhe në zgjidhjen e mundshme që ne e propozojmë. Veprojmë me fakte dhe mbrojmë interesat. Çështja është se çfarë vullneti ka, për të gjetur një zgjidhje apo jo. Pse nuk duhet të respektojmë Marrëveshjen e Fqinjësisë së Mirë? Jo protokolli, jo propozimi, por Marrëveshja. Marrëveshja me Bullgarinë nuk thotë se duhet të ketë ndryshime kushtetuese. Pra, atëherë, le ta respektojmë, ne e kërkojmë, ta respektojmë Marrëveshjen, a është Marrëveshje apo jo? Ta respektojmë", tha sonte kryeministri Hristijan Mickoski.
Duke folur për zhbllokimin e procesit të integrimeve evropiane, Mickoski duke qenë i ftuar në TV Sitel thekson edhe një herë se është optimist. Të gjitha argumentet, sipas tij, janë në anën tonë.
Ai gjithashtu theksoi se mesazhi i dërguar nga Sofja zyrtare është shumë i rëndësishëm.
"Problemi është multilateral apo bilateral? Cili është mesazhi? Dëgjojmë tone dhe deklarata konfuze nga Sofja. Shpresoj që pas konsolidimit të shoqërisë pas zgjedhjeve të kemi një pasqyrë më të qartë dhe të marrim mesazhe përfundimtare. Ne themi se kur Parlamenti bullgar të ratifikojë marrëveshjen e anëtarësimit të vendit në BE, atëherë do të vlejnë ndryshimet kushtetuese. Të bëjmë një kryevepër tjetër", theksoi Mickoski, duke aluduar në Marrëveshjen e Prespës, të cilën diplomatët në të kaluarën, siç theksoi ai, e kanë paraqitur si kryevepër.
Ai ka thënë edhe një herë se derisa udhëheq Qeverinë do të mbrohen interesat kombëtare.
"Një numër i madh diplomatësh evropianë dhe botërorë i shohin me dashamirësi argumentet dhe qëndrimet tona lidhur me një zgjidhje të mundshme që ne propozojmë dhe për të cilën kemi folur gjatë periudhës së kaluar. Përfundimisht, tek ne si vend shikohet si partner dhe jo si diçka për nënçmim. Mendoj se kemi rikthyer besueshmërinë dhe dinjitetin në skenën ndërkombëtare. Mund të jetë më e vështirë si një vend më i vogël të mbrosh interesat kombëtare, por për sa kohë që unë udhëheq Qeverinë, interesat kombëtare do të mbrohen dhe do të mbrohen", nënvizoi kryeministri.
Mickoski porositi se koha do të tregojë nëse ai ishte me të drejtë optimist.
"Pres që kjo temë në periudhën e ardhshme të ketë fund dhe ta zhblokojmë procesin dhe të fillojmë negociatat", theksoi Mickoski. sa/
foto: printskrin