• e premte, 05 dhjetor 2025

Mickoski - Kosit: Takimi i liderëve BE - Ballkani Perëndimor njohje e energjisë së re me të cilën Qeveria po udhëheq reformat

Mickoski - Kosit: Takimi i liderëve BE - Ballkani Perëndimor njohje e energjisë së re me të cilën Qeveria po udhëheq reformat

Shkup, 30 qershor 2025 (MIA) – Kryeministri Hristian Mickoski në takimin e pasdites në Qeveri me eurokomisaren për zgjerim dhe politikë të fqinjësisë së mirë, Marta Kos, e theksoi përcaktimin e Qeverisë për integrimin në BE, me dinjitet dhe përmes zbatimit të reformave thelbësore në fushën e sundimit të drejtësisë, zhvillimit ekonomik dhe transformimit digjital. 

"Sot realizova takim me eurokomisaren për zgjerim dhe politikë të fqinjësisë së mirë, Marta Kos, e cila po qëndron në vizitë dy-ditore në vend me rastin e samitit të liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor. Në takim u bisedua për perspektivën evropiane e rajonit, me fokus në zbatimin e reformave, realizimin e Planit të Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe avancimin e bashkëpunimit me institucionet evropiane. Theksova përcaktimin e palëkundur të Qeverisë për integrimin në BE, me dinjitet dhe përmes zbatimit të reformave thelbësore në fushat e sundimit të drejtësisë, zhvillimit ekonomik dhe transformimit digjital”, shkroi Mickoski në profilin e tij zyrtar në Fejsbuk.

Eurokomisarja Kos, thekson ai në publikim, e përshëndeti agjendën e reformave të Qeverisë dhe e konfirmoi mbështetjen e Komisionit Evropian për progresin e rajonit në rrugën evropiane. 

“Theksova se takimi përfaqëson konfirmim për rolin e rritur të shtetit në proceset rajonale dhe evropiane, si dhe njohje për energjinë e re me të cilën Qeveria i zhvillon reformat dhe krijon të ardhme të parashikueshme dhe të qëndrueshme për të gjithë qytetarët”, nënvizoi kryeministri Mickoski në publikim. 

Në takimin e liderëve pjesa formale e të cilit do të fillojë nesër është paralajmëruar prani e liderëve të Ballkanit Perëndimor, si dhe e ministrave, përfaqësues të lartë nga Bashkimi Evropian, organizata rajonale dhe institucione ndërkombëtare. 

Në kuadër të takimit të liderëve nesër do të mbahen dy panele prej të cilëve i pari do t'i kushtohet Planit të rritjes së Ballkanit Perëndimor dhe në të do të flasin kryeministri Mickoski dhe eurokomisarja për zgjerim, pas çka do të vijojë konferencë e përbashkët për media. 

Paneli i dytë do t'i kushtohet mekanizmave konkrete dhe mbështetjes për zbatimin e Planit të rritjes. fc/

Foto: Hristian Mickoski FB

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR