• e mërkurë, 15 janar 2025

Mickoski: Koalicioni "Maqedonia yte" nuk do ta mbështesë interpelancën për kryeparlamentarin Gashi

Mickoski: Koalicioni

Shkup, 2 shtator 2024 (MIA) - Nuk ka asnjë bazë për interpelancë të kryetarit të Kuvendit Afrim Gashi, beson kryeministri Hristijan Mickoski. Në përgjigjen e pyetjes së gazetarit për interpelancën e nesërme të Gashit, Mickoski është i vendosur se grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së nuk do ta përkrahë një interpelancë të tillë.

" Absolutisht, qëndrimi ynë është i qartë si VMRO-DPMNE dhe si grup parlamentar i koalicionit "Maqedonia yte" e udhëhequr nga VMRO-DPMNE se kjo është sjellje e papjekur, do të thosha marrëzi e koalicionit të LSDM-së, BDI-së dhe të Majtës dhe se absolutisht nuk ka asnjë bazë për interpelancë të kryeparlamentarit Gashi. Ne nuk do ta përkrahim një iniciativë të tillë", deklaroi Mickoski.

Kryeministri tregoi se kanë një sërë argumentesh pse nuk e mbështesin interpelancën për kryetarin e Kuvendit, Gashi.

“Sepse dallimi në udhëheqjen e Maqedonisë në mes të kësaj Qeverie dhe asaj të udhëhequr nga LSDM-ja dhe BDI-ja është i madh, gjegjësisht tashmë ndihet dhe kudo në Maqedoni vërehet se shpresa e qytetarëve është që më në fund do t'ia dalim, se mjaftueshëm janë mposhtur dhe se më në fund do të fillojmë të fitojmë", tha Mickoski, i cili mori pjesë në ditën e parë të shkollës në SHFK "Steve Naumov" në lagjen Autokomandë në komunën e Gazi Babës. ls/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR