Mickoski e priti Kurtin në Shkup
- Kryeministri Hristijan Mickoski sot para Qeverisë e priti kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
- Post By Sara Ademi
- 11:42, 5 gusht, 2024
Shkup, 5 gusht 2024 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski sot para Qeverisë e priti kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Siç kumtuan nga shërbimi për shtyp i Qeverisë, është parashikuar takim tet-a-tet ndërmjet kryeministrave Mickoski dhe Kurti, ndërsa pastaj edhe takim dypalësh ku përveç kryeministrave do të marrin pjesë edhe delegacionet qeveritare nga të dyja anët.
Pas takimit Mickoski dhe Kurti do të mbajnë konferencë shtypi në Qendrën për media të Qeverisë.
Pritet ndërmjet temave të bisedës të diskutohet edhe për incidentin me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani në aeroportin e Shkupit. sa/
Foto: Printskrin