• e hënë, 13 maj 2024

MIA Paralajmërime

MIA Paralajmërime

27 prill 2024

Shkup -  Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, do të marrë pjesë dhe do drejtohet në promovimin solemn të nëpunësve të rinj policorë në Qendrën e Trajnimit në Idrizovë pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme. (Qendra e Trajnimit në MPB në Idrizovë, 11:00, mbërritja e mediave/ 10:30, drejtpërdrejt në faqen zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme https://www.facebook.com/mvr.gov.mk, nuk janë paraparë deklarata)

Shkup - Shënimi i Javës Evropiane të Imunizimit nën moton "Mbrojmë gjenerata", në organizim të Ministrisë së Shëndetësisë, OBSH-së dhe Fondit Fëmijëror të Kombeve të Bashkuara (UNICEF). (Parku i qytetit, Guaca/11:30)

ZGJEDHJET PARLAMENTARE 2024:

Kërçovë - Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti do të realizojë takime me qytetarët në Kërçovë. (restorant "Arabella"/15:00) dhe në Komunën Pllasnicë. (17:00)

Tetovë - Bartësit e listave të koalicionit "VLEN" do të prezantojnë programin “Plani 2030”. (hotel "Merkur"/16:00)

Krushevë - Kandidati për president, Stevo Pendarovski, do të ketë takim me qytetarët e Krushevës. (Parku i qytetit në Krushevë/18:00)

Më 27 dhe 28 prill, kandidati për president, Stevo Pendarovski, do të ketë takime me qytetarë në Ohër dhe rajonin e Strugës dhe Ohrit, si dhe në komunën Mavrovë-Rostushë.

Çeshinovë - Obleshevë/Zërnovc/Vinicë/Koçan - Kandidatja për presidente të shtetit e mbështetur nga VMRO-DPMNE-ja, Gordana Siljanovska - Davkova, do ta prezantojë programin para qytetarëve në Çeshinovë - Obleshevë (17:00), në Zërnovc (18:00), në Vinicë (19:00), dhe në Koçan (20:30).

Shkup - Bartësi i NJZ 2 nga LSDM dhe Koalicioni për të Ardhme Evropiane, Oliver Spasovski, do të japë deklaratë për mediat. (Para hyrjes së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut /11:00)

Shkup - Konferencë për media e Lëvizjes ZNAM - Për Maqedoninë tonë. (Selia e Lëvizjes ZNAM Për Maqedoninë tonë, rruga "Klimenti i Ohrit" nr.66/13:00)

________________________________________________ 

МIА i publikon vendin dhe kohën e mbajtjes së ngjarjeve dhe më pas nuk merr përgjegjësi për rinjoftim nëse vjen deri te ndryshimi i termineve të paralajmëruara

QËNDRONI TË LIDHUR